Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (KPA), bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”;

 

  • Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Protokoll/Arkivi”, me kontratë të përkohshme, në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”;
  • Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore”, me kontratë të përkohshme, në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”;

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “SPECIALIST PROTOKOLL/ARKIVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME”:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”.
  2. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në profesion.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT PËR “SPECIALIST SEKRETARIE GJYQËSORE”, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME:

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

 

  • Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” dhe në mbështetje të VKM-së nr. 1151, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qëndrore”.
  • Kategoria e pagës për pozicionin e “Specialist Protokoll/Arkivi”, me kontratë të përkohshme” dhe për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore”, me kontratë të përkohshme është “Kategoria IV-a”, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 717, datë 23.06.2009, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”, i ndryshuar.
  • Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 25 janar 2021 deri më 08 shkurt 2021 në një nga format e përcaktuara më poshtë: 

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 08 shkurt 2021, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 25 janar 2021 deri më 08 shkurt 2021 në adresën: rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  5. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.