Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në vendimin e Kuvendit nr. 82/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit    nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar:

 

 

–  Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Finance/Buxheti”

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST FINANCE/BUXHETI”:

 

a- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Ekonomi, Dega Financë.

b- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.

d- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.

 

 

 

–  Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Magazinier”

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT MAGAZINIER:

 

  • Të ketë përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë një figurë të pastër morale;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Preferohen kandidatët me eksperiencë pune të mëparshme po në të njëjtin pozicion

 

 

 

 

 

 

 

–  Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore” me afat jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe jo më shumë se 1 (një) vit

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST SEKRETARIE GJYQËSORE”:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

 

  • Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.
  • Bazuar në vendimin nr. 82/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar, kategoria e pagës për pozicionin “Specialist Finance/Buxheti” është III-b, për pozicionin “Magazinier” është VII, dhe për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore” është III-b, .
  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 18 shkurt 2022 deri 4 mars 2022, në një nga format e dhëna më poshtë: 

 

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 4 mars 2022, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 18 shkurt 2022 deri 4 mars 2022, në adresën rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për  të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  6. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
  7. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  8. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.