GJYKATA KUSHTETUESE
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
SHPALLJE VENDI VAKANT
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (KPA), bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:
I – Shpall vendin vakant për pozicionin “Specialist Sekretarie Gjyqësore”
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Drejtësi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
- Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
- Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 11 Shtator deri më 20 Shtator në një nga format e dhëna më poshtë:
- Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
- Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 20 Shtator 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
- Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 11 Shtator deri më 20 Shtator 2018 në adresën: info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
- Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.