Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (KPA), bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 16, datë 16.01.2019, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2019 në njësitë e qeverisjes qendrore”, i ndryshuar me vendimin nr.102, datë 27.02.2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 16, datë 16.01.2019 të Këshillit të Ministrave;
- Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Punëtor Mirëmbajtje” (me kontratë të përkohshme pune)
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë kryer shkollën e mesme profesionale.
- Të ketë një figure të pastër morale.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
- Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 17 shtator deri më 01 tetor 2019 në një nga format e përcaktuara më poshtë:
- Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 03, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
- Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda dates 01 tetor 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
- Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 17 shtator deri më 01 tetor 2019 në adresën: rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit dhe adresen postare;
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Fotokopje e diplomës së Shkollës së Mesme;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;
- Të tjera çertifikata kualifikimi