Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2020 >
March
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Shkurt
Shkurt
Shkurt
Shkurt
Shkurt
Shkurt
1
2
3
  • Seancë publike
    00:00
    2020.03.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.03.2020, ora 11:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

    Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për ndryshimin e vendimit nr.90, datë 20.12.2018 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

    Në përgjigje të parashtrimit të Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk arrin të identifikojë asnjë shkak të ligjshëm ankimi dhe kërkoi lënien në fuqi vendimit nr.90, datë 20.12.2018.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 13.03.2020, ora 15.30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

4
  • Dhomë këshillimi
    00:00
    2020.03.04

    Ditën e mërkurë, më datë 04.03.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore:  Rezarta Schuetz

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    00:00
    2020.03.04

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Kadana.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.03.2020

5
  • Seancë publike
    All day
    2020.03.05

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.03.2020, ora 08:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

    Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, edhe pas provave të reja të paraqitura, nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit. Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për ndryshimin e vendimit nr.63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

    Në përgjigje të parashtrimit të Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet avokatit të tij, kundërshtoi secilin prej shkaqeve të ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 12.03.2020, ora 10.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

6
  • Seancë publike
    00:00
    2020.03.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.03.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.

    Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen e provave përkatëse në funksion të ankimit. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Kajana, paraqiti kundërshtimet e saj në përgjigje të secilit prej shkaqeve të ankimit, duke i kërkuar Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor dhe të pranojë në cilësinë e provës disa akte shtesë të depozituara prej saj gjatë seancës së sotme gjyqësore.

    Pasi dëgjoi kërkimet e palëve, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të lejojë marrjen në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

    Në funksion të shkaqeve të ankimit dhe hetimit gjyqësor të çështjes, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë informacione shtesë Gjykatës së Rrethit Fier, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Prokurorisë së Përgjithshme, Bashkisë Fier, si dhe Degës Tatimore Rajonale Dibër.

    Në pritje të kthimit të përgjigjeve të mësipërme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26 mars 2020, ora 09:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

7
8
9
  • Njoftim
    00:00
    2020.03.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, duke nisur nga data 9.3.2020, shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPA-së do të ndërpritet. Kjo për rritjen e masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar  nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

    Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit  të Kolegjit kpa.al, rubrika “Denonco”. (http://kpa.al/denonco/)

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

10
11
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.03.11

    Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti ka bërë kundër vendimit nr.80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Për arsye të njohjes me informacion të klasifikur “sekret shtetëror”, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën e gjykimit në dhomë këshillimi dhe ta shtyjë atë, për në datën 11.03.2020, në orën 10:00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    00:00
    2020.03.11

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 224, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.

    Sot, në datën 11.03.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

  • Njoftim
    00:00
    2020.03.11
    1. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.
    2. Seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor, të publikuara për t’u zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë. Këto seanca ishin parashikuar si më poshtë.
    • Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00.
    • Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, datë 26.03.2020, ora 9:30.
    • Seanca plenare publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10:00.
    1. Vendimet përfundimtare për çështjen (JR) nr. 40/2018 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj dhe për çështjen (JR) nr. 13/2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova, do të shpallen publikisht në formë elektronike, në faqen zyrtare në internet të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (kpa.al), në datën dhe orën e përcaktuar.
    2. Pezullohet hedhja e shortit manual pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
    3. Pezullohet afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
    4. Veprimtaria e punës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik.
    5. Për detyrat të cilat nuk mund të realizohen sipas pikës 6, në vijim do të hartohet një program për marrjen e masave për angazhimin e punonjësve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përmbushjen e detyrave të tyre.
  • Njoftim
    00:00
    2020.03.11

    Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2020, ora 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes me nr. (JR) regjistri 5/2019, datë 28.01.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në seancën e sotme, bazuar në kërkesën e datës 09.03.2020 të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues që do të shqyrtojë ankimin e tij kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u vendos pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të çështjes, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e antarëve të trupit gjykues.

  • More events

12
  • Njoftim vendimi
    00:00
    2020.03.12

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2018, datë 18.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

    • Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
    • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.03.2020. (Vendimi)

13
  • Njoftim Vendimi
    00:00
    2020.03.13

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2019, datë 27.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

    Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

    • Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
    • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.03.2020.   Vendimi me arsyetim të përmbledhur nr. 5/2020 (JR), datë 13.03.2020

14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
  • Seancë publike
    00:00
    2020.03.24

    Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Natasha Mulaj,            Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Albana Shtylla             Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ardian Hajdari             Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ina Rama                       Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Luan Daci                       Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Rezarta Schuetz          Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Sokol Çomo                  Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    ***

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

    Në bazë të Vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10.00 do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

25
  • Seancë publike
    00:00
    2020.03.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, datë 29.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.

    Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit të lidhura vetëm me kriterin e pasurisë, nëpëmjet një kërkese paraprake, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Apelimit të shprehej me vendimmarrje lidhur me cilësimin ose jo si person tjetër i lidhur, të një familjari të subjektit të rivlerësimit, dhe pasi të kishte nje vendimarrje të trupit gjykues lidhur me këtë cilësim, ai do të shprehej lidhur me kërkimet e tij për hetimet që kërkoheshin lidhur me çështjen.  Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Subjekti i rivlerësimit hodhi poshtë shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i cilësuar si të pabazuara në prova e ligj dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Gjykata çmoi se në këtë fazë të gjykimit nuk mund të shprehej rreth çështjes së raportit juridik midis subjektit të rivlerësimit dhe familjarit të saj, si dhe cilësimit të tij si person tjetër i lidhur, pasi kjo çështje do të arsyetohet në vendimin përfundimtar.

    Në vijim, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues i Kolegjit që të kryente një analizë financiare për verifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, apartament banimi në Tiranë.

    Në funksion të kërkimit të Komisionerit Publik për kryerjen e analizës financiare, me qëllim verifikimin e marrëdhënies që kanë patur familjarjarët e subjektit të rivlerësimit me pasurinë apartament banimi në Tiranë, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të çelë hetimin, duke iu drejtuar për informacion shtesë dhe paraqitje aktesh mbi kontrata te lidhura dhe pagesa të kryera, ndërmarrjes së Ujësjellësit, OSHE-së, shoqërive tregtare investitore dhe sipërmarrëse për ndërtimin e këtij apartamenti, si dhe për veprime juridike të kryera, Dhomës Kombëtare të Noterisë.

    Sa më sipër, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që nëse e konsideron të nevojshme, të paraqesë argumenta, prova dhe shpjegime të mundshme.

    Në pritje të kthimit të përgjigjeve të mësipërme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 25 mars 2020, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    ***

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

    Në bazë të vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë.

26
  • Seancë publike
    00:00
    2020.03.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.03.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.

    Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen e provave përkatëse në funksion të ankimit. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Kajana, paraqiti kundërshtimet e saj në përgjigje të secilit prej shkaqeve të ankimit, duke i kërkuar Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor dhe të pranojë në cilësinë e provës disa akte shtesë të depozituara prej saj gjatë seancës së sotme gjyqësore.

    Pasi dëgjoi kërkimet e palëve, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të lejojë marrjen në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

    Në funksion të shkaqeve të ankimit dhe hetimit gjyqësor të çështjes, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë informacione shtesë Gjykatës së Rrethit Fier, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Prokurorisë së Përgjithshme, Bashkisë Fier, si dhe Degës Tatimore Rajonale Dibër.

    Në pritje të kthimit të përgjigjeve të mësipërme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26 mars 2020, ora 09:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    ***

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

    Në bazë të Vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjtje, datë 26.03.2020, ora 09:30, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.

27
28
29
30
31
Prill
Prill
Prill
Prill
Prill

Info për kalendarin

 Ditë njoftimi

 Ditë seance

 Ditë vendimi

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP