Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2021 >
October
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Shtator
Shtator
Shtator
Shtator
1
  • Seance Publike
    14:41
    2021.10.01

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 01.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi.

    Ne fillim të seancës, Komisioneri Publik, Z. Sina, u shpreh se Komisioneri Publik, Z. Ballhysa e kishte te pamundur objektivisht pjesëmarrjen në këtë seancë.

    Në vijim te seancës se mëparshme, për caktimin e ekspertëve për përcaktimin nëse ka elemente falsiteti ne dokumentet origjinale te depozituara nga dëshmitari, u paraqiten pranë Kolegjit dy ekspertë, të autorizuar posaçërisht nga Instituti i Policisë Shkencore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, te cilët pasi u caktuan si ekspertë nga trupa gjykuese për të kryer ekspertimin përkatës, bënë betimin para saj.

    Si Komisioneri Publik, ashtu dhe subjekti i rivlerësimit, parashtruan pyetjet përkatëse që kishin për ekspertët, në lidhje me nënshkrimet e ndodhura në këto akte, kohën e nënshkrimit, apo nëse ato ishin nënshkruar nga i njëjti person.

    Pas konsultimit, trupa vendosi caktimin e detyrave për ekspertët në lidhje me ekzaminimin grafik të dokumenteve objekt ekspertimi duke përfshirë nënshkrimet në to, kohën e përpilimit, etj., dhe nëse gjenden gjurmë të çdo lloji që të çojnë në konkluzionin se në këto akte ka element të falsifikuara. Për këtë qëllim, ekspertëve do t’u vihen në dispozicion dokumentet origjinale të ndodhura në Kolegj, deklaratat periodike vjetore te pasurisë që do të kërkohen nga ILDKPKI si edhe vendime gjyqesore te Gjykates se Apelit Vlorë të nënshkruara nga subjekti i rivlerësimit. Gjate seancës gjyqesore, subjektit te rivlerësimit iu morën në sallën e gjyqit, në prani të trupës gjykuese, modele eksperimentale te shkrimit dhe nënshkrimit te tij. Sipas vendimit te trupit gjykues ekspertët duhet të dorëzojnë aktin e ekspertimit të hartuar me shkrim brenda datës 08.11.2021.

    Për qëllim të sa më sipër, seanca e radhës do të mbahet në datën 08.11.2021, ora 10.00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

2
3
4
  • Seance Publike
    13:43
    2021.10.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

     

    Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mos prezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij, duke bërë të ditur se subjekti i rivlerësimit ka konfirmuar me e-mail marrjen dijeni për zhvillimin e kësaj seance.

     

    Për vazhdimin e  seancës në mungesë të subjektit të rivlerësimit, kryesuesja e trupës kërkoi opinionin e Komisionerit Publik z. D. Sina, i cili kërkoi që seanca të vazhdojë. Pas konsultimit në vend, trupa vendosi me vijimin e seancës duke ja dhënë fjalën Komisionerit Publik për të paraqitur shkaqet e ankimit.

     

    Komisioneri Publik, në vijim të shkaqeve të ankimit, parashtroi se procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit nuk mund të deklarohet i mbyllur pa vendim përfundimtar, për shkak se subjekti ka humbur statusin e magjistratit. Ai kërkoi nga trupa gjykuese prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe urdhërimin e KPK-së të klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për z. Hoxha.

     

    Pas konsultimeve, gjyqtarja relatore i drejtoi disa pyetje Komisionerit Publik në lidhje me ndryshimin e kërkimit të ankimit, dispozitat ligjore të shkelura nga Komisioni, bazën ligjore ku mbështet ankimi dhe parashtrimet e paraqitura në seancën e sotme, etj., për të cilat z. Sina dha përgjigjet përkatëse.

     

    Në përfundim, trupa gjykuese, pas konsultimit në vend, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për t’i komunikuar subjektit të rivlerësimit kërkimet e paraqitura nga Komisioneri Publik në seancën e sotme.

     

    Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 13.10.2021, ora 10:00.

     

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

5
6
  • Seance Publike
    11:47 -11:48
    2021.10.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

    Kryesuesja e seancës konstatoi prezencën e subjektit të rivlerësimit, e paraqitur personalisht dhe e shoqëruar me përfaqësues ligjor, dhe referoi komunikimin elektronik të Komisionerit Publik, z. F. Ballhysa, nëpërmjet të cilit ka paraqitur pamundësinë për pjesëmarrjen e tij në këtë seancë dhe kërkuar shtyrjen e saj.

    Më tej, pasi subjekti i rivlerësimit u shpreh për pranimin e kërkesës së Komisionerit Publik, trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës së Komisionerit Publik dhe shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 20.10.2021, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

  • Njoftim
    17:32
    2021.10.06

    Ditën e enjte, më datë 28.10.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Ardian Hajdari

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3., Tiranë.

7
  • Seance Publike
    10:12
    2021.10.07

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.10.2021, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 53/2020, datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

    Në konkluzionet përfundimtare Komisioneri Publik z. Dariel Sina, deklaroi se nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, rezultoi se si shkaku i ankimit që lidhej me një denoncim që pretendonte për pasuri të padeklaruar të subjektit, ashtu edhe shkaku i ankimit në lidhje me pretendimin për ekzistencën e një kontratën huaje të pa hetuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u provuan, duke kërkuar në përfundim lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Subjekti i rivlerësimit, në konkluzionet e tij deklaroi se nga provat e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit rezultoi se shkaqet e ankimit janë të pabazuara në ligj e prova, dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020.

    Palët u shprehën edhe për një denoncim të depozitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në datën 04.10.2021, pasi trupa gjykuese kishte mbyllur hetimin gjyqësor të çështjes. Trupa gjykuese, pas konsultimeve, vendosi të mos e hetojë këtë denoncim.

    Në përfundim të seancës, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe deklaroi tërheqjen në dhomën e këshillimit për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 11 tetor 2021, ora 13.00.

    Seanca publike për shpalljen e vendimit do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim Vendimi
    17:08 -17:09
    2021.10.07

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

     

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 07.10.2021.

8
9
10
11
  • Njoftim Vendimi
    09:34
    2021.10.11

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 53/2020, datë 24.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Genti Shala.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Genti Shala.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.10.2021.

  • Njoftim
    13:25
    2021.10.11

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 392, datë 28.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).

    Sot, në datën 11.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Rezarta Schuetz

    Relator:  Ardian Hajdari

    Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

  • Dhome Keshillimi
    14:53
    2021.10.11
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.10.2021, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.
    Për arsye objektive, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 12.10.2021, në orën 10:00.
    Seanca në dhome këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
12
  • Njoftim Vendimi
    09:00
    2021.10.12
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama  relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.10.2021.
13
  • Seance Publike
    08:27
    2021.10.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mosprezencën e subjektit të rivlerësimit apo të ndonjë përfaqësuesi ligjor të tij, duke bërë të ditur se subjekti i rivlerësimit nuk ka paraqitur ndonjë shkak të arsyeshëm për mungesën e tij. Në këto kushte, pas dakordësisë edhe të Komisionerit Publik, seanca vijoi në mungesë të subjektit të rivlerësimit.

    Pasi Komisioneri Publik deklaroi se nuk ka kërkesa të tjera shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi Komisionerin Publik të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

    Si konkluzione përfundimtare, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit:

    • Të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit, duke vlerësuar se rrathanat faktike janë të tilla që të çojnë në zbatimin e nenit 66, pika c, e ligjit nr.84/2016, dhe të vendosë: prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Ibrahim Hoxha, duke urdhëruar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit që i përket z.Ibrahim Hoxha.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë ditën e nesërme, më datë 14.10.2021, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

14
  • Njoftim Vendimi
    13:43
    2021.10.14

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama  relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit Ibrahim Hoxha.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.10.2021.

  • Njoftim
    17:08
    2021.10.14

    Ditën e mërkurë, më datë 03.11.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

15
16
17
18
19
20
  • Seance Publike
    12:50
    2021.10.20

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit Komisioneri Publik kërkoi hetim të mëtejshëm për kriterin e pasurisë, informacione dhe dokumentacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, si dhe një vlerësim tërësor të çështjes që sipas Komisionerit Publik nuk është bërë i plotë dhe gjithëpërfshirës në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit dhe të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021.

    Në përgjigje të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit paraqiti akte të reja, të cilat i konsideroi shteruese për ankimin dhe i kërkoi Kolgjit t’i pranojë ato në cilësinë e provës. 

    Subjekti i rivlerësimit kërkoi mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.10.2021, ora 10:00, me qëllim që të shprehet lidhur me hetimin e mëtejshëm të çështjes.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftime
    18:11
    2021.10.20

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku kundër vendimit nr. 416, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 20.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relator: Ardian Hajdari        

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

     

    ******************************************************************

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit nr. 420, datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 20.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

     

    ******************************************************************

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 58/2021, datë 11.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 410, datë 30.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Atalanta Zeqiraj

    Sot, në datën 20.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:  Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

21
  • Njoftim
    15:09
    2021.10.21

    Ditën e hënë, më datë 15.11.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ardian Hajdari

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

22
  • Njoftim
    10:48
    2021.10.22

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 59/2021, datë 18.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit nr. 425, datë 21.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 22.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:     Rezarta Schuetz

    Relatore:        Ina Rama

    Anëtarë:         Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla

23
24
25
26
  • Njoftim
    15:57
    2021.10.26

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Durim Hasa kundër vendimit nr. 399, datë 14.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 26.10.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj    

    Relator: Ardian Hajdari        

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla          

  • Seance Publike
    17:56
    2021.10.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

    Në përgjigje të kërkesave të Komisionerit Publik, por edhe pas vlerësimit për nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore, me vendim të ndërmjetëm, me shumicë votash, bazuar në nenet 45, 49 dhe 50 të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të zhvillojë hetime të mëtejshme lidhur me çështjen.

    Trupi gjykues vendosi t’u drejtohet për dokumentacion dhe informacione shtesë për subjektin e rivlerësimit dhe dy persona të lidhur me të, F.M dhe A.Gj., institucioneve të mëposhtme: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, disa shoqërive tregtare, si dhe një banke të nivelit të dytë.

    Në pritje të mbërritjes së akteve të kërkuara në zbatim të vendimit të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 18.11.2021, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

27
28
  • Seancë Publike
    16:29
    2021.10.28

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, sa i përket kriterit të pasurisë, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Gazidedja, ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e saj.

    Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se mangësitë e vërejtura janë të tilla që nuk justifikojnë dhe nuk krijojnë bindjen se subjekti i rivlerësimit duhet të konfirmohet në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

    Përfaqësuesja ligjore dhe subjekti i rivlerësimit, znj. Gazidedja, kundërshtuan në mënyrë të detajuar shkaqet e ankimit, duke i cilësuar ato të pabazuara në ligj e në prova dhe pretendimet e Komisionerit Publik, kontradiktore dhe të pambështetura.

    Gjatë prapësimeve të saj, znj. Gazidedja iu referua katër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për çështje të gjykuara prej saj, që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ia kishte adresuar këtij institucioni në kuadër të vlerësimit të kriterit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit.

    Komisioneri Publik kërkoi t’i vihen në dispozicion dhe të njihet me këto vendime, me qëllim që  të mbajë një qëndrim specifikisht për to, por edhe lidhur me parashtrimet e sotme të subjektit të rivlerësimit.

    Në përgjigje të kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 01.11.2021, ora 14:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

29
30
31

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP