Emërtimi: – Shfuqizimi i vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj. Kthimi në detyrën e mëparshme të prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër. Dhënia e pagesës nga data 28.01.2019 e në vazhdim. Pezullimi i vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.
Data e regjistrimit: 19.12.2019 nr.1 / 2019 JD
Vënë në lëvizje nga: Gjykata e Apelit Administrativ me vendimin nr. 229, datë 22.10.2019 ka vendosur “Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Apelit Administrativ, për shqyrtimin e pikave 1, 2, 3 dhe 9 të objektit të kërkesë padisë së paditësit Tom Dedaj dhe dërgimin e akteve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.”, të çështjes me palë:
Paditësi: Tom Dedaj
Të paditur: Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme
Objekti: – Shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj.
– Kthimin në detyrën e mëparshme të prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
– Dhënien e pagesës nga data 28.01.2019 e në vazhdim.
– Pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.
Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtar Luan Daci
Gjyqtar Ardian Hajdari
Relatore e çështjes: Natasha Mulaj
Ditën e martë, më datë 24.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019.
***
! Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.
Në bazë të Vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10.00 do të shtyhet deri në një njoftim të dytë.
Ditën e hënë, më datë 20.07.2020, ora 10:00, u zhvillua seanca plenare publike për çështjen (JD) nr.1/2019, datë 19.12.2019. Më datë 20.07.2020, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes.
Statusi: Përfunduar ( Vendimi )