Emërtimi: Ndryshimin e vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi) Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

Data e regjistrimit: 20.06.2022

Vënë në lëvizje nga: Ankuesja: Belina Kryemadhi

Të paditur ose subjekte të interesuar:  Këshilli i Lartë i Prokurorisë

 I thirrur si subjekt i interesuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë                                                      

 Objekti:        

– Ndryshimin e vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi) Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;

– Kthimin në detyrën e prokurores pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Dibër.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Rezarta Schuetz  

Relator i çështjes: Sokol Çomo

Ditën e martë, më datë 24.10.2023, ora 10:00, u zhvillua seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2022, datë 20.06.2022. Më datë 24.10.2023 u mor vendimi për çështjen (JD) 2/2022, datë 20.06.2022.
Më datë 24.11.2023 u shpall vendimi për këtë çështje.  
 
Statusi: Përfunduar(Vendimi)

 

Emërtimi:  Shfuqizimin si antikushtetues për vendimin nr. 411 dt. 17.12.2021 për procesin disiplinor (për përfundimin) dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të masës së shkarkimit ndaj meje raportit për hetimin subjektit, për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin administrativ dhe për proces të parregullt ligjor, që bie ndesh me Nenin 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe një sërë nenesh të  Kushtetutës së Shqipërisë.

Data e regjistrimit: 16.02.2022

Vënë në lëvizje nga: Ankuesi: Shkëlqim Kokona

Subjekte të interesuar:      Këshilli i Lartë i Prokurorisë

                                                  Inspektori i Lartë i Drejtësisë

 Objekti:        

Shfuqizimin si antikushtetues për vendimin nr. 411, dt. 17.12.2021 për procedimin disiplinor (për përfundimin) dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të masës së shkarkimit ndaj meje raportit për hetimin subjekt, për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin administrativ dhe për proces të parregullt ligjor, që bie ndesh me Nenin 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe një sërë nenesh të  Kushtetutës së Shqipërisë.

 

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj    

Gjyqtare: Rezarta Schuetz  

Relatore e çështjes: Mimoza Tasi

Më datë 23.03.2023, ora 16:00 do të shpallet vendimi për çështjen (JD) nr.1/2022, datë 16.02.2022.

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Ditën e martë, më datë 28.03.2023, ora 16:00, do të gjykohet në seancë plenare në dhomë këshillimi çështja për ndreqjen e gabimeve në shkrim në pjesën arsyetuese të vendimit nr.1 (JD), datë 20.02.2023, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që i përket ankuesit Shkëlqim Kokona.

Vendimi per ndreqjen e gabimeve në shkrim në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 1 (JD), datë 20.02.2023, u mor ditën e martë, më datë 28.02.2023. (Vendimi)