Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli kundër vendimit nr.67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli.

Sot, në datën 07.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Luan Daci

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo