|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Nëntor | 1 | 2 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.02 Ditën e mërkurë, më datë 02.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço, kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2020.12.02 Ditën e hënë, më datë 21.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.23/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Elona Kana, kundër vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.53/2020, datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 286, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala. Sot, në datën 02.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz - Njoftim
00:00 2020.12.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Liço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 247, datë 05.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 12:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar të metat e procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Liço, të dëgjohet e të paraqesë provat dhe argumentat e saj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 3 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.03 Ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi, kundër vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.03 Ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 13:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj, kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2020.12.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 03.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 179, datë 10.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 14:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr.225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i caktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues për arsye objektive, do të shtyhet për t’u zhvilluar ditën e enjte, më datë 17.12.2020, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në “Pallatin e Koncerteve”, në adresën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
| 4 - Njoftim
00:00 2020.12.04 Ditën e hënë, më datë 21.12.2020, ora 12:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alaudin Malaj, kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 | 6 |
7 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.07 Ditën e hënë, më datë 07.12.2020, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako, kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.07 Ditën e hënë, më datë 07.12.2020, ora 13:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2020.12.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 07.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eneida Civici kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 251, datë 09.03.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 23.12.2020, ora 13:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Eneida Civici të dëgjohet lidhur me çështjen e saj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 07.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 178, datë 08.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 23.12.2020, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako të dëgjohet në gjykimin e çështjes. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 09.12.2020, ora 10:00, për shkak të mungesës së gjyqtares relatore për arsye objektive për motive shëndetësore, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13.01.2021, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.54/2020, datë 27.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo *** Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj. Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, që do të zhvillohet më datë 07.12.2020, ora 11.30. Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 39/2019, datë 04.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj *** Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eneida Civici kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari. Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020, që do të zhvillohet më datë 07.12.2020, ora 13.00. Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2020, datë 09.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
| 8 | 9 - Njoftim
00:00 2020.12.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 09.12.2020, ora 10:00, për shkak të mungesës së gjyqtares relatore për arsye objektive për motive shëndetësore, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13.01.2021, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 - Dhomë këshillimi
00:00 2020.12.10 Ditën e enjte, më datë 10.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agim Bendo, kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.12.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se më datë 03.12.2020, gjyqtarja Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 9/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është zëvendësuar nga gjyqtarja Albana Shtylla. Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive, për të marrë pjesë në seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 9/2020, datë 13.02.2020, që do të zhvillohet më datë 10.12.2020, ora 10.00. Rrjedhimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 9/2020, datë 13.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo - Njoftim
00:00 2020.12.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 10.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 216, datë 04.12.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e martë, në datën 22.12.2020, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Agim Bendo të dëgjohet lidhur me çështjen e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 | 12 | 13 |
14 - Seancë publike
00:00 2020.12.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.12.2020, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 17/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Liço kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë parashtrimit të saj, subjekti i rivlerësimit, znj. Arjana Liço deklaroi se vendimi nr. 247, datë 05.03.2020, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas të cilit “subjekti humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, është i padrejtë, i pakuptimtë dhe i pazbatueshëm. Subjekti i rivlerësimit, znj. Liço tha se ndaj saj nuk mund të vendoset ky sanksion, pasi ndërprerja e statusit të magjistratit për të, ka qenë për shkak të daljes në pension pleqërie, çka është detyrim kushtetutes, dhe jo për shkak të dorëheqjes nga detyra. Në funksion të shqyrtimit të çështjes, subjekti i rivlerësimit depozitoi tre akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi të pranojë aktet në cilësinë e provës. E pyetur nga kryesuesja e seancës, subjekti i rivlerësimit, deklaroi se nuk kishte kërkime shtesë. Pas këtij momenti procedural, në emër të trupit gjykues, kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, duke iu drejtuar subjektit të rivleresimit që të shprehej lidhur me kërkimin përfundimtar. Subjekti i rivleresimit, në perfundim, i kërkoi trupit gjykues pranimin e ankimit. Në përfundim të kësaj seance, kryesuesja e trupit gjykues deklaroi shtyrjen e saj me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjes: ditën e enjte, më datë 17 dhjetor 2020, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
00:00 2020.12.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.12.2020, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2020, datë 05.08.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa parashtroi kundërshtitë e tij ndaj pikës 2 të vendimit nr. 179, datë 10.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas së cilës “subjekti humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”. Në funksion të shqyrtimit të çështjes, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte, të cilat u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Pasi kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit paraqiti kërkimin e tij përfundimtar: shfuqizimin e pikës 2 të vendimit nr.179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose prishjen e pikës 2 dhe pushimin e gjykimit për këtë pjesë. Trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë ditën e enjte, më datë 17 dhjetor 2020, ora 15:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
00:00 2020.12.14 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.55/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit nr. 270, datë 03.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.56/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Skënderi kundër vendimit nr. 279, datë 23.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj *** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.57/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit nr. 289, datë 06.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo *** Njoftim Sot, më datë 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anwtar në çështjen (JR) nr. 38/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti kundër vendimit nr. 159, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 38/2019, datë 04.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo
| 15 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.15 Ditën e martë, më datë 15.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça, kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2020.
| 16 - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.16 Ditën e mërkurë, më datë 16.12.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2020.12.16 Ditën e martë, më datë 12.01.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.34/2019 datë 18.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.16 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2020.
| 17 - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj, kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aleksandër Muskaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2020. - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjana Liço, kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjana Liço.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2020. - Njoftim
00:00 2020.12.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 17.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 225, datë 07.01.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi që gjykimi i çështjes të vijojë në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 28.12.2020, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 18 | 19 | 20 |
21 - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.21 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.23/2020, datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Elona Kana, kundër vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Kana.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.12.2020. - Dhomë Këshillimi
00:00 2020.12.21 Ditën e hënë, më datë 21.12.2020, ora 12:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alaudin Malaj, kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
15:04 2020.12.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 21.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 294, datë 15.09.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 11.01.2021, ora 12:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.58/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili kundër vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.59/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko kundër vendimit nr. 284, datë 03.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.60/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 316, datë 17.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha. Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.61/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit nr. 297, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
| 22 - Seancë publike
00:00 2020.12.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.12.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 9/2020, datë 13.02.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në mungesë të subjektit të rivlerësimit, përfaqësuesi ligjor i z. Agim Bendo u dëgjua nga trupi gjykues teksa parashtroi kundërshtitë e tij ndaj pikës 2 të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019, sipas së cilës “subjekti humb të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë Gjyqësor ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare” Në funksion të shqyrtimit të çështjes, përfaqësuesi ligjor depozitoi dy akte, të cilat u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Pasi kryesuesi i seancës deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes, përfaqësuesi ligjor paraqiti kërkimin e tij përfundimtar: pasqyrimin konkretisht të shkakut real të përfundimit të detyrave të subjektit të rivlerësimit, atë të daljes në pension, si dhe, duke patur parasysh këtë shkak, ose mosaplikimin ose alternativisht, kufizimin e masës në përputhje me të drejtat që vetë ligji i jep subjektit të rivlerësimit: ushtrimin e detyrave dhe funksioneve jo përtej moshës së përcaktuar në ligj. Në përfundim të kësaj seance, kryesuesi i trupit gjykues deklaroi shtyrjen e saj me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjes: ditën e sotme, më datë 22 dhjetor 2020, ora 13:45. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.22 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Agim Bendo, kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Bendo.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.12.2020.
| 23 - Seancë publike
00:00 2020.12.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.12.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Subjekti i rivlerësimit, znj. Qirjako paraqiti kërkesën e saj paraprake drejtuar Kolegjit për pezullimin e shqyrtimit të çështjes të saj deri në zgjidhjen përfundmitare të padisë që ajo ka ngritur në Gjykatën Administrative të Apelit, pasi sipas saj, vendimi që do të marrë kjo gjykatë lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me shqyrtimin e çështjes në Kolegj. Pasi u tërhoq për konsultim lidhur me kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me shumicë votash, bazuar në nenin 50 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, informacion mbi statusin e gjykimit të çështjes së znj. Evelina Qirjako dhe të vijojë shqyrtimin e çështjes në Kolegj, pas mbërritjes së këtij informacioni. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 21.01.2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eneida Civici.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.12.2020.
| 24 - Njoftim
00:00 2020.12.24 Ditën e martë, më datë 19.01.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.41/2019 datë 06.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eugen Beçi, kundër vendimit nr. 171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 25 | 26 | 27 |
28 - Seancë publike
00:00 2020.12.28 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 17.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 225, datë 07.01.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi që gjykimi i çështjes të vijojë në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 28.12.2020, ora 10:00. Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2020.12.28 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi, kundër vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Haxhialushi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.12.2020.
| 29 | 30 | 31 | Janar | Janar | Janar |