Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 31 – 25/ 2018 (JR), datë 29.03.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Bledar Abdullai për rishikimin e vendimit (JR) nr. 13, datë 20.06.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 494 dhe 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Bledar Abdullai për rishikimin e vendimit (JR) nr. 13, datë 20.06.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.