Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2021 >
December
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Nëntor
Nëntor
1
2
  • Seance Publike
    15:16
    2021.12.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.12.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik vlerësoi se në kuptim të nenit 4, pika 2 të ligjit nr. 84/2016, subjekti i rivlerësimit ndodhet në situatën e parashikuar nga neni 61, pika 3 dhe 5 e ligjit nr. 84/2016, sipas së cilës ka kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë për kontrollin e pasurisë dhe ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

    Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të vendosë: Ndryshimin e vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

     

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Lindita Male (Ziguri) kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke deklaruar se gjatë procesit në Kolegj, ka arritur të provojë të kundërtën e ankimit bazuar në ligj, nëpërmjet provave bindëse dhe shteruese. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 06.12.2021, ora 13:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

3
  • Njoftime
    09:03
    2021.12.03

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Julian Çafka.

    Sot, në datën 03.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Ina Rama

    Relatore:  Natasha Mulaj

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

    ******************************

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit nr. 451, datë 23.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 03.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Rezarta Schuetz

    Relator:  Sokol Çomo

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

  • Njoftim
    13:59
    2021.12.03

    Njoftim
    Ditën e hënë, më datë 06.12.2021, ora 14:00, do të gjykohet në seancë dëgjimore publike çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021 me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me objekt, procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga gjyqtarët:

    Natasha Mulaj Kryesuese
    Albana Shtylla Anëtare
    Ina Rama Anëtare

    Seanca dëgjimore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

4
5
6
  • Njoftim Vendimi
    08:55
    2021.12.06

    Njoftim vendimi

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 21/2021, datë 29.04.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 332, datë 12.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.12.2021

  • Seancë Publike
    14:02
    2021.12.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.12.2021, ora 14:00, seancën dëgjimore publike të çështjes (JD) 5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit me objekt, procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.

    Z. Daci paraqiti para Komisionit Disiplinor një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës, bazuar në nenin 17, të ligjit 84/2016 dhe nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut për një proces të rregullt, kërkoi shtyrjen e seancës, duke deklaruar se prej ditës së premte, – ditës së shpalljes së datës së seancës nga Kolegji – deri sot, nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur parashtrimet.

    Pasi u konsultua, referuar akteve shkresore të administruara në dosje nga gjyqtari hetues, si dhe nenit 17 pika 6, të ligjit 84/2016, Komisioni Disiplinor vendosi të shtyjë seancën dëgjimore vetëm për një ditë, për ditën e nesërme më 07.12.2021, ora 14:00, për t’i dhënë mundësi gjyqtarit nën procedim disiplinor, z. Daci, të përgatisë parashtrimet e tij.

    Seanca dëgjimore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

  • Njoftime
    19:01
    2021.12.06

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit nr. 428, datë 29.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 06.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Ina Rama

    Relator:  Ardian Hajdari

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    ***************

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 75/2021, datë 26.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Dyla kundër vendimit nr. 435, datë 09.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 06.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Albana Shtylla

    Relatore:  Rezarta Schuetz

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

7
  • Seancë Publike
    09:22
    2021.12.07

    Njoftim

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.12.2021, ora 14:00, seancën dëgjimore publike të çështjes (JD) 5/2021, datë 31.05.2021, ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.

    Gjyqtari hetues i çështjes, gjyqtari Ardian Hajdari paraqiti para Komisionit Disiplinor raportin e hartuar mbi rezultatet e hetimit dhe aktet bashkëlidhur tij, të cilat kërkoi të administrohen në cilësinë e provës nga Komisioni Disiplinor. Gjyqtari hetues i kërkoi këtij Komisioni, që pasi të shqyrtojë raportin, bazuar në legjislacionin e zbatueshëm, të vendosë caktimin e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit nën procedim disiplinor, z. Luan Daci, sipas nenit 128, pika 2, germa “b” e Kushtetutës.

    Gjyqtari nën procedim disiplinor z. Luan Daci paraqiti kundërshtimet e tij në lidhje me kërkimin e gjyqtarit hetues, duke i kërkuar Komisionit Disiplinor të vendosë rrëzimin e procedimit disiplinor dhe mosdhënien e masës disiplinore, pasi, sipas tij, nuk ekziston fakti penal dhe se adresimi tek neni 128, pika 2, germa “b” e Kushtetutës, është i gabuar. Gjyqtari nën procedim disiplinor, z. Daci, deklaroi se nuk ndodhet në kushtet e një shkeljeje disiplinore, referuar nenit C, pika 16, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe nenit 16 dhe 17 të ligjit 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

    Komisioni Disiplinor vendosi mbylljen e shqyrtimit të procedimit disiplinor, dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, si dhe vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 09.12.2021, ora 09.30.

    Seanca dëgjimore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

8
9
  • Dhomë Këshillimi
    15:12
    2021.12.09

    Ditën e enjte, më datë 09.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim Vendim
    19:15
    2021.12.09

    Njoftim vendimi

    Komisioni Disiplinor i përbërë nga gjyqtarja Natasha Mulaj, kryesuese, gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama, anëtare,  shpalli sot, më datë 09.12.2021, ora 09:30, vendimin për çështjen (JD) 5/2021, datë 31.05.2021, ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit z. Luan Daci.

    Bazuar në nenin 128, pika 2, germa “b”, e Kushtetutës, nenin 17, pika 6, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenin 105, pika 1, germa “dh” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Komisioni Disiplinor, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.12.2021.

  • Njoftim
    21:37
    2021.12.09

    Njoftim

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.12.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 59/2019, datë 13.11.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 189, datë 25.07.2019.

    Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 11.01.2022, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim konstatimin e drejtë të gjendjes faktike të çështjes, nëpërmjet përsëritjes së marrjes së provave të nevojshme.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relator: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

10
  • Njoftime
    14:21
    2021.12.10

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 76/2021, datë 02.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit nr. 450, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 10.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë:Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

11
12
13
  • Seancë Publike
    11:38
    2021.12.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.12.2021, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

    Pasi u bë verifikimi i prezencës së palëve, ankuesi Markelian Kuqo paraqiti para trupit gjykues një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës kërkoi të administrohen prej Këshillit të Lartë Gjyqësor të gjitha aktet e shqyrtuara prej tij në kuadër të procedimit disiplinor të zhvilluar në ngarkim të ankuesit, si edhe t’i jepet mundësia e njohjes me to, në funksion të realizimit të mbrojtjes para Kolegjit. Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Gjyqesor parashtroi se Këshilli ka paraqitur në Kolegj aktet e procedimit që janë konsideruar prej tij të nevojshme për gjykimin e çëshjtes, ndërsa, së bashku me përfaqësueset e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë parashtruan se është detyrim i ankuesit të paraqesë para Kolegijt provat që i konsideron të nevojshme për të mbështetur pretendimet e tij.

    Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji, bazuar në nenet 1, paragrafi 2 dhe 42 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi të pranojë kërkesën e ankuesit Markelian Kuqo dhe t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të sjellë brenda datës 28.12.2021, fashikullin me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr.633, datë 10.12.2020. Për këtë arsye, seanca e sotme u shty për në datën 17.01.2022, ora 10:00.

    Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

14
  • Seancë Publike
    10:58 -10:59
    2021.12.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.12.2021, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 3/2021, datë 30.04.2021, me ankues Bujar Memia, kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia” dhe me subjekte të interesuar, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

    Pasi u bë verifikimi i prezencës së palëve, në funksion të realizimit të mbrojtjes para Kolegjit, ankuesi Bujar Memia paraqiti para trupit gjykues dy kërkesa paraprake, nëpërmjet të cilave kërkoi të administrohen informacione dhe prova, për të cilat, pretendoi se nuk i është kthyer përgjigje nga institucionet.

    Në vijim, kryesuesja pyeti përfaqësuesit e KLP-së, nëse ankuesit, i ishte vënë në dispozicion i gjithë fashikulli me aktet e administruara dhe të krijuara, në kuadër të procedimit disiplinor në ngarkim të tij. Përfaqësuesit e KLP-së parashtruan se është detyrim i ILD-së që të njohë ankuesin me aktet. Përfaqësuesja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në funksion të sqarimit të faktit nëse ankuesi Bujar Memia ishte njohur me aktet e nxjerra nga ILD-ja, deklaroi se me vendimin për fillimin e hetimit disiplinor, që i është dërguar ankuesit, i është bashkëngjitur edhe deklarata e të drejtave, nëpërmjet së cilës, i jepet e drejta e njohjes me aktet.

    I pyetur nga kryesuesja rreth arsyes përse fashikulli i plotë i çështjes nuk është paraqitur në Kolegj, përfaqësuesi i KLP-së deklaroi se është vlerësuar që ky është detyrim i ankuesit, ndërsa përfaqësuesja e ILD-së i kërkoi Kolegjit të administrojë dosjen e plotë të çështjes, nëse i shërben procesit.

    Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji, bazuar në nenet 1, paragrafi 2 dhe 42 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të sjellë brenda datës 29.12.2021, fashikullin me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr.81, datë 31.03.2021, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Lidhur me kërkesat e ankuesit për marrje provash, Kolegji vlerësoi se ato nuk hyjnë në kategorinë e kërkesave paraprake dhe se duhet të paraqiten nga ankuesi e të trajtohen nga gjykata gjatë shqyrtimit në themel të çështjes.

    Me qëllim përmbushjen e detyrave të urdhëruara nga trupi gjykues, seanca e radhës do të zhvillohet në datën 19 janar 2022, ora 10:00.

    Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

15
  • Seancë Publike
    11:25
    2021.12.15

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.12.2021, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 4/2021, datë 21.05.2021, me ankues Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekt të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj).

    Kryesuesja i bëri me dije ankueses Enkeleida Hoxha, të pranishme në seancëse, se avokati Ardian Visha kishte depozituar në Kolegj një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkonte shtyrjen e seancës, për shkak të pamundësisë së tij për të qenë i pranishëm, për arsye objektive shëndetësore.

    E pyetur nga kryesuesja, ankuesja konfirmoi se dëshironte të përfaqësohej në procesin që do të zhvillohej në Kolegj nga ky avokat, sipas tagrave të përcaktuara në prokurën e lëshuar prej saj dhe se gjithashtu, dakordësohej për shtyrjen e seancës për shkak të mosprezencës së tij.

    Kryesuesja pyeti ankuesen Enkeleida Hoxha nëse i ishte vënë në dispozicion nga KLGJ i gjithë fashikulli i administruar dhe krijuar në kuadër të procedimit disiplinor të saj, dhe ajo deklaroi se ishte njohur vetëm me vendimin për fillimin e procedimit disiplinor.

    I pyetur nga kryesuesja, përfaqësuesi i KLGj-së deklaroi se krahas parashtrimeve të tij të depozituara në Kolegj, është paraqitur edhe dosja e plotë në funksion të procedimit disiplinor. Në vijim të këtij deklarimi, Kryesuesja sqaroi se perceptimi i Kolegjit, bazuar në përcaktimin që është bërë për to në shkresën e KLGJ, është që nga kjo e fundit, janë depozituar vetëm dokumentet në funksion të prapësimeve të paraqitura në Kolegj, por jo fashikulli i plotë i administruar dhe krijuar në KLGJ në funksion të procedimit disiplinor për znj. Enkeleida Hoxha.

    Pasi u tërhoq për konsultim, Kolegji, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, vendosi të pranojë kërkesën e ankueses Enkeleida Hoxha dhe avokatit Ardian Visha për shtyrjen e seancës së sotme gjyqësore.

    Bazuar në nenet 1, paragrafi 2 dhe 42 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Kolegji vendosi t’i drejtohet KLGJ-së për të sjellë brenda datës 29.12.2021, fashikullin e plotë me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, në bazë të të cilit është marrë vendimi nr. 92, datë 17.03.2021 i KLGJ-së.

    Gjithashtu, bazuar në nenin 38, pika 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Kolegji vendosi të thërrasë si subjekt të interesuar Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, pjesëmarrja e të cilit në këtë proces konsiderohet e nevojshme për zhvillimin efektiv të tij.

    Me qëllim përmbushjen e detyrave të urdhëruara nga trupi gjykues, seanca e radhës do të zhvillohet në datën 20 janar 2022, ora 10:00.

    Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Seancë Publike
    13:29
    2021.12.15
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.12.2021, ora 13:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.
    Pas verfikimit të prezencës së palëve, kryesuesja bëri me dije mbërritjen në Kolegj të disa denoncimeve në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe përcjelljen e tyre palëve në proces.
     
    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim jo të plotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të Aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, duke mos arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e këtj kriteri. Komisioneri Publik deklaroi se kanë rezultuar problematika dhe mangësi lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën, përsa i ka kaluar barra e provës.  Duke i kërkuar Kolegjit të ushtrojë juridiksionin vlerësues dhe kontrollues për të trija kriteret e vlerësimit, bazuar në pikën 3 dhe 7, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës, shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 221, datë 10.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
    Subjekti i rivlerësimit, znj. Anita Jella kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe kriterin e aftësive profesionale, duke deklaruar se ky ankim është i pabazuar në ligj, fakte dhe prova, se Komisioneri Publik nuk ka zbatuar parimin e objektivitetit dhe të proporcionalitetit, ndaj vlerësimi i kryer prej tij nuk i përgjigjet kërkesave të nenit D të Aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr.84/2016.
    Subjekti i rivlerësimit, znj. Jella, i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit, administrimin dhe pranimin në cilësinë e provës të disa akteve shoqëruese të parashtrimit të sotëm për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës, mospranimin e ankimit të Komisionierit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019.
    Sa i përket denoncimeve, subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë të arsyeshme për përgatitjen me shkrim të qëndrimit, ndërsa Komisioneri Publik rezervoi të drejtën të shprehet pasi të dëgjojë subjektin e rivlerësimit.
    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, si dhe të pranojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme për përgatitjen e përgjigjeve. Gjatë kësaj kohe, subjekti i rivlerësimit do të përgatisë përgjigjet edhe lidhur me disa pyetje sqaruese të relatores së çështjes gjatë seancës së sotme. Për këto arsye, seanca u shty për në datën 20.12.2021, ora 10:00.
    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
16
  • Njoftim
    16:24
    2021.12.16

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 77/2021, datë 13.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Hoxha kundër vendimit nr. 456, datë 08.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 16.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo        

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

     

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 78/2021, datë 14.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri kundër vendimit nr. 460, datë 20.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 16.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz                

    Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

  • Njoftim
    17:16
    2021.12.16

    Ditën e enjte, më datë 13.01.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

17
  • Dhomë këshillimi
    09:00 -12:00
    2021.12.17

    Ditën e premte, më datë 17.12.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Ditën e premte, më datë 17.12.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    09:47
    2021.12.17

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 17.12.2021, ora 09:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.

     

    Për shkak të mosformimit të trupit gjykues për arsye objektive u vendos shtyrja e seancës për në datën 24.01.2022, në orën 10:00.

     

    Seanca në dhome këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

18
19
20
  • Seance publike
    10:00 -21:42
    2021.12.20

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.12.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

     

    Gjatë paraqitjes së qëndrimit lidhur me denoncimet, subjekti i rivlerësimit, znj. Jella, deklaroi se ato nuk qëndrojnë, kanë të dhëna të rreme, dhe se në to, nuk gjendet asnjë shkak apo rrethanë që të vërtetojë shkeljen e ligjit nga ana e saj. Në mbështetje të parashtrimeve lidhur me denoncimet, subjekti i rivlerësimit, znj. Jella, paraqiti disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Jella, paraqiti qëndrimin dhe përgjigjet e saj lidhur me pyetjet e drejtuara nga relatorja e çështjes në seancën e datës 15.12.2021, duke theksuar se një pjesë e pyetjeve tejkalojnë shkaqet dhe kufijtë e ankimit të Komisionerit Publik, bazuar në nenin 465, paragrafi i parë dhe nenin 28 të Kodit të Procedurës Civile.

     

    Komisioneri Publik deklaroi se parashtrimet dhe provat e depozituara nga subjekti i rivlerësimit nuk arrijnë të paraqesin fakte dhe rrethana të ndryshme nga ato që përmbajnë shkaqet e ankimit.

    Sa i përket denoncimeve, Komisioneri Publik deklaroi se ato nuk përmbajnë rrethana apo shkaqe që mund të kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm.

     

    Pasi u konsultua, bazuar në nenin 45 dhe 49 të ligjit nr. 84/2016, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura në seancën e sotme nga subjekti i rivlerësimit.

    Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 10.01.2022, ora 10:00, për të vendosur lidhur me hetimin e mëtejshëm të denoncimeve të publikut.

     

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

21
22
23
  • Njoftim
    09:00 -12:00
    2021.12.23

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit nr. 469, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 23.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz 

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

    *********************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 80/2021, datë 16.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj kundër vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 23.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    *********************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 81/2021, datë 20.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ajola Prençi kundër vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 23.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore: Ina Rama               

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    *********************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina kundër vendimit nr. 449, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 23.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj                   

    Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama

24
25
26
27
28
29
  • Njoftim
    14:00 -18:20
    2021.12.29

    Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 801, datë 20.12.2021, për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 929/2010, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, vendosi që punonjësit e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të mund të përfitojnë një shpërblim, që nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Sipas këtij vendimi efekti financiar i shpërblimit duhet të përballohet nga fondi që kishte gjendje Kolegji për pagat e personelit, sipas buxhetit të vitit 2021.

    Bëjmë me dije se, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me ligjin vjetor të buxhetit për vitin 2021, i është miratuar një fond për pagat e personelit më i vogël se nevojat e tij për të paguar punonjësit sipas strukturës organike të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, problematikë kjo, e cila është rekuperuar vetëm në muajin tetor të këtij viti.

    Në këto kushte, fondi i destinuar për pagat e personelit në Kolegj, ishte e pamundur që të kishte teprica, të cilat lejonin mundësinë e shpërblimit të gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tij. Institucionet përkatëse të ekzekutivit, kanë qenë të informuar nga sistemi i thesarit, por dhe zyrtarisht nga Kolegji për situatën e fondit të pagave të personelit në muajin dhjetor 2021. Teprica e vetme në këtë fond, në momentin e miratimit të vendimit të sipërcituar, ishte në shumën 465 000 lekë, për rrjedhojë pa efekt real domethënës për punonjësit e Kolegjit.

    Për shkak se ky fond i papërdorur, është i pamjaftueshëm për të mundësuar dhënien e shpërblimit për të gjithë punonjësit e Kolegjit, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që të mos përfitojnë shpërblim sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, gjyqtarët dhe këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor. Shuma prej 465 000 lekësh do të ndahet ndërmjet punonjësve administrativë të Kolegjit, në një shumë bruto prej 25.833 lekësh për person.

30
31
Janar
Janar

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI