Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.
Kryetarja e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, znj. Albana Shtylla, gjatë seancës solemne të hapjes së vitit gjyqësor 2022 të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), të zhvilluar në Strasburg, Francë. Përfaqësues të Shqipërisë në këtë eveniment ishin edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Vitore Tusha dhe Zv/Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi - 24 qershor 2022
Kryetarja e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, znj. Albana Shtylla, gjatë seancës solemne të hapjes së vitit gjyqësor 2022 të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), të zhvilluar në Strasburg, Francë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të gjykatave më të larta të 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe autoritete të ndryshme, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare - 24 qershor 2022

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla dhe gjyqtarë të Kolegjit pas një takimi të zhvilluar me një delegacion moldav të kryesuar nga Ministri i Drejtësisë z. Sergiu Litvinenco, me fokus njohjen me procesin e vetting-ut, kuadrin ligjor të tij, mekanizmat, dhe perceptimin e publikut për këtë proces. Në kuadër të reformës në drejtësi që ka nisur në Moldavi, vetting-u është një nga reformat e premtuara, me impakt të gjerë në publik – 4 maj 2022
Anëtarët e institucioneve të rivlerësimit dhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pas një takimi me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, z. Oliver Varhelyi, i cili vlerësoi rezultatet e procesit të vetting-ut si thelbësore për një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë me integritet. “Rikonfirmoj mbështetjen e plotë të Komisionit Europian. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Komisioneri nëpërmjet një postimi në Twitter – 28 prill 2022

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas një takimi me ambasadoren e ShBA-ve, ShSZnj. Yuri Kim, të zhvilluar në ambientet e Kolegjit. "Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar në vendimet e Vetting-ut. Pavarësisht presionit të fortë, ata i kanë qëndruar zbatimit të këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi"- u shpreh ambasadorja pas takimit, nëpërmjet një postimi në Twitter - 17 shtator 2021
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Albana Shtylla, gjatë fjalës së saj të mbajtur në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi; Konsolidimi i sistemit përmes Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021 – 2025” – 23 korrik 2021
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Albana Shtylla gjatë fjalës së saj të mbajtur në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi; Konsolidimi i sistemit përmes Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021 – 2025” – 23 korrik 2021
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Albana Shtylla gjatë tryezës “5 vjet nga Reforma në Drejtësi”, e organizuar nga ministria e Drejtësisë, ku morën pjesë ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, ShSZnj. Yuri Kim, ambasadori i BE-së, ShTZ. Luigi Soreca dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë – 23 korrik 2021
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla gjatë aktivitetit prezantues të raportit të monitorimit të KLGj-së dhe KLP-së, organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit – 23 qershor 2021

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ShSZ. Ambasador Vincenzo Del Monaco, gjatë një takimi, ku u diskutua rreth sfidave të procesit të rivlerësimit dhe mundësive për mbështetje të OSBE-së në këtë kuadër.-20prill 2021
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë ShTZ. Peter Zingraf, gjatë një takimi mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit dhe rëndësinë e shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit disiplinor – 26 tetor 2020
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla, me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Genti Ibrahimi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë z. Artur Metani, gjatë një takimi mbi ndërmarrjet që lidhen me procedimet dhe gjykimet e çështjeve të juridiksionit disiplinor – tetor 2020
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla gjatë një takimi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ShSZnj. Yuri Kim dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT në Shqipëri znj. Michelle Lakomy, ku u diskutua rreth sfidave të procesit të rivlerësimit dhe domosdoshmërisë për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces- 13 tetor 2020

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla, gjatë fjalës së mbajtur në emër të tre institucioneve të rivlerësimit, në takimin e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi dhe shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, ku u ritheksua mbështetja e fortë për procesin e rivlerësimit – 7 tetor 2020
Përfaqësuesit e institucioneve të rivlerësimit në takimin e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi dhe shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, ku u ritheksua mbështetja e fortë për procesin e rivlerësimit – 7 tetor 2020
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit znj. Pamela Qirko dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami, në takimin koordinues për përshpejtimin e procesit të rivlerësimit të kandidaturave nga sistemi gjyqësor, për anëtarë të Gjykatës së Lartë – 7 tetor 2020
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj, gjatë takimit me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim të zhvilluar në ambientet e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, ku u diskutua rreth procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe u ritheksua mbështetja e plotë e SHBA-ve gjatë vijimësisë së këtij procesi - 22 maj 2020
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë takimit me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, të zhvilluar në ambientet e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, ku u diskutua rreth procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe u ritheksua mbështetja e plotë e SHBA-ve gjatë vijimësisë së këtij procesi - 22 maj 2020
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj pas një takimi pranë ambasadës italiane me përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Italisë – nëntor 2019
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Natasha Mulaj, takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Në fokus të takimit, dhënia prioritet kryerjes së procesit të rivlerësimit për kandidatët e institucioneve të reja të drejtesisë - 28 qershor 2019
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj, gjatë një takimi informues mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit, me përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (COWEB/COELA) - 26 mars 2019
Mbështetje e fortë institucioneve të rivlerësimit nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (COWEB/COELA), gjatë një vizite zyrtare në Tiranë - 26 mars 2019
Sekretarja e Përgjithshme e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj.Laerta Poda, duke tërhequr çmimin "Institucioni më transparent në kategorinë e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura" – 28 janar 2019
Kolegji i Posaçëm i Apelimit përzgjidhet institucioni më transparent i institucioneve kushtetuese dhe të pavarura nga qendra “Res publika” – 28 janar 2019
Kryetarja e Kolegjit të Apelimit znj. Natasha Mulaj, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z. Sokol Sadushi, Kryetarja e Komisionit të Kualifikimit, znj. Genta Tafa Bungo, gjatë ceremonisë së 10- vjetorit të krijimit të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale - 12 mars 2018
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Natasha Mulaj duke folur gjatë ceremonisë së përurimit të ambienteve të reja të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerit Publik - 8 qershor 2018
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj duke takuar ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu; gjyqtarët znj. Rezarta Schuetz, znj. Albana Shtylla, znj. Ina Rama, . Luan Daci, z. Ardian Hajdari, z. Sokol Çomo dhe Komisionerët Publikë, gjatë ceremonisë së përurimit të ambienteve të reja të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerit Publik - 8 qershor 2018
Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Rezarta Schuetz, zj. Albana Shtylla, znj. Ina Rama, z Luan Daci, z. Ardian Hajdari dhe Komisionerët Publikë z. Florian Ballhysa dhe z. Darjel Sina gjatë ceremonisë së përurimit të ambienteve të reja të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerit Publik - 8 qershor 2018
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj, gjatë një takimi me përfaqësuesit gjermanë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve të kryesuar nga z. Stephan Brandner, ku u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të rivlerësimit – 29 tetor 2018
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj me përfaqësues të institucioneve të tjera të rivlerësimit dhe përfaqësues të ONM-së, pas një takimi me Drejtuesen për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për Politikat e Fqinjësisë & Negociatat e Zgjerimit Genoveva Ruiz Calavera dhe Komisoneren për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore Věra Jourová - 5 tetor 2018.
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Natasha Mulaj gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, ambasadoren e Republikës Federale Gjermane Susanne Schutz dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera të rivlerësimit - shtator 2018
Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, znj. Natasha Mulaj, duke folur gjatë ceremonisë së përurimit të godinës, ku ushtron funksionin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit - tetor 2017
Kryetarja e Kolegjit të Apelimit znj. Natasha Mulaj dhe Sekretarja e Përgjithshme znj. Laerta Poda, gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, duke diskutuar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2018, për organet e Vettingut.
Ditën e mërkurë, më datë 20.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 392, datë 28.05.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 392, datë 28.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit paraqiti një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës i kërkoi Kolegjit riçelje të pjesshme të hetimit dhe depozitimin e disa akteve bashkëngjitur parashtrimeve, që nuk ishin përfshirë në procesin e rivlerësimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues vlerësoi se kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit nuk ishte paraprake, po kishte të bënte me shqyrtimin në themel të çështjes dhe do të trajtohej në vijim, gjatë procesit, pasi trupi gjykues të dëgjonte parashtrimet respektive të palëve.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë dhe i kërkoi Kolegjit hetim të thelluar nëpërmjet kryerjes së një analize të plotë financiare në këtë kuadër. Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit është i cënueshëm në tërësinë e tij lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, por edhe për shkak të një situate të mundshme konflikti interesi gjatë ushtrimit të detyrës të z. Gjon Kodra. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit dhe pas një vlerësimi tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Gjatë paraqitjes së prapësimeve të tij, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë, duke deklaruar se vendimi nr. 491, datë 21.12.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë kriter, është i saktë, objektiv dhe i bazuar në ligj. Lidhur me pretendimin e Komisionerit Publik për konflikt të mundshëm interesi gjatë ushtrimit të detyrës, përfaqësuesi ligjor deklaroi se nuk qëndron, është i pabazuar dhe në tejkalim të dispozitave ligjore. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi me shumicë votash t’i kërkojë Komisionerit Publik kryerjen e një analize të plotë financiare për çështjen dhe depozitimin në Kolegj të saj brenda datës 12 korrik 2022. Kjo analizë financiare do t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit për t’u njohur dhe për të mbajtur qëndrim.
Trupi gjykues vendosi gjithashtu, të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke administruar si provë aktet bashkëlidhur parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit, pjesë e kërkesës paraprake të tij, gjatë fillimit të seancës.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e sotme gjyqësore për në datën 18 korrik 2022, ora 10:00, gjatë së cilës, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 40/2020, datë 21.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.256, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Etleva Deda.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr.256, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Deda.
Gjatë prapësimeve të saj, subjekti i riverësimit, znj. Etleva Deda, deklaroi se arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e saj, si dhe arrin të besueshëm për kriterin e figurës dhe nivel kualifikues për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale. Znj. Etleva Deda kundërshtoi Komisionerin Publik, duke deklaruar se disa pasaktësi të saj në deklarimin e pasurisë, nuk mund të bëhen shkak për marrjen e masës disiplininore ekstreme të shkarkimit nga detyra. Subjekti i rivlerësimit, znj. Deda i kërkoi Kolegjit: riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë disa akte të reja, të cilat i paraqiti bashkëngjitur parashtrimeve të sotme; mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj dhe konfirmimin e saj në detyrë.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëngjitur parashtrimeve gjatë seancës së sotme. Lidhur me një denoncim të publikut, kryesuesja e seancës deklaroi se nuk përmbush kriteret e nenit 53/2 të ligjit 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.
Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit deklaruan se përfundimisht, i qëndrojnë kërkimeve të tyre në përmbyllje të parashtrimeve respektive gjatë seancës së sotme.
Trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 21 korrik 2022, ora 9:30.

Ditën e mërkurë, më datë 06.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 37/2020, datë 16.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 274, datë 16.07.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 19/2021, datë 19.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 342, datë 02.02.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 342, datë 02.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elbana Lluri.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 393, datë 03.06.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 393, datë 03.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Gerd Hoxha.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Guximtar Boçi kundër vendimit nr. 530, datë 10.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 06.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
************************************************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla kundër vendimit nr. 526, datë 28.04.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ditën e enjte, më datë 28.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.

Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.37/2020, datë 16.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 274, datë 16.07.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 274, datë 16.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 3/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankuesit Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 81, datë 31.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e ankimit të magjistratit Bujar Memia, kundër vendimit nr. 81, datë 31.03.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020, e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 05.07.2022, ora 10:00, për arsye objektive të vëzhguesit ndërkombëtar, do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 13.07.2022, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 13.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, në datën 27.07.2021, ora 09:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për të korrigjuar shkeljet procedurale të procesit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, si dhe konstatimin e drejtë të situatës faktike të çështjes. Gjithashtu, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi t’i kërkojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit t’i përcjellë çdo akt që është administruar gjatë hetimit administrativ dhe që nuk është pjesë e fashikullit të depozituar në Kolegj, sipas inventarit që e ka shoqëruar atë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 255, datë 08.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 08.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ludovik Dodaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Ditën e martë, më datë 13.09.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit paraqiti një kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës i kërkoi Kolegjit riçelje të pjesshme të hetimit dhe depozitimin e disa akteve bashkëngjitur parashtrimeve, që nuk ishin përfshirë në procesin e rivlerësimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues vlerësoi se kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit nuk ishte paraprake, po kishte të bënte me shqyrtimin në themel të çështjes dhe do të trajtohej në vijim, gjatë procesit, pasi trupi gjykues të dëgjonte parashtrimet respektive të palëve.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë dhe i kërkoi Kolegjit hetim të thelluar nëpërmjet kryerjes së një analize të plotë financiare në këtë kuadër. Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit është i cënueshëm në tërësinë e tij lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, por edhe për shkak të një situate të mundshme konflikti interesi gjatë ushtrimit të detyrës të z. Gjon Kodra. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit dhe pas një vlerësimi tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Gjatë paraqitjes së prapësimeve të tij, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë, duke deklaruar se vendimi nr. 491, datë 21.12.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë kriter, është i saktë, objektiv dhe i bazuar në ligj. Lidhur me pretendimin e Komisionerit Publik për konflikt të mundshëm interesi gjatë ushtrimit të detyrës, përfaqësuesi ligjor deklaroi se nuk qëndron, është i pabazuar dhe në tejkalim të dispozitave ligjore. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi me shumicë votash t’i kërkojë Komisionerit Publik kryerjen e një analize të plotë financiare për çështjen dhe depozitimin në Kolegj të saj brenda datës 12 korrik 2022. Kjo analizë financiare do t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit për t’u njohur dhe për të mbajtur qëndrim.
Trupi gjykues vendosi gjithashtu, të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke administruar si provë aktet bashkëlidhur parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit, pjesë e kërkesës paraprake të tij, gjatë fillimit të seancës.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e sotme gjyqësore për në datën 18 korrik 2022, ora 10:00, gjatë së cilës, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Ditën e mërkurë, më datë 20.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 20.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 14.09.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve procedurale të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 40/2020, datë 21.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.256, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Etleva Deda.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr.256, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Deda.
Gjatë prapësimeve të saj, subjekti i riverësimit, znj. Etleva Deda, deklaroi se arrin të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e saj, si dhe arrin të besueshëm për kriterin e figurës dhe nivel kualifikues për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale. Znj. Etleva Deda kundërshtoi Komisionerin Publik, duke deklaruar se disa pasaktësi të saj në deklarimin e pasurisë, nuk mund të bëhen shkak për marrjen e masës disiplininore ekstreme të shkarkimit nga detyra. Subjekti i rivlerësimit, znj. Deda i kërkoi Kolegjit: riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë disa akte të reja, të cilat i paraqiti bashkëngjitur parashtrimeve të sotme; mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj dhe konfirmimin e saj në detyrë.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëngjitur parashtrimeve gjatë seancës së sotme. Lidhur me një denoncim të publikut, kryesuesja e seancës deklaroi se nuk përmbush kriteret e nenit 53/2 të ligjit 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.
Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit deklaruan se përfundimisht, i qëndrojnë kërkimeve të tyre në përmbyllje të parashtrimeve respektive gjatë seancës së sotme.
Trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 21 korrik 2022, ora 9:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit nr. 529, datë 09.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 21.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit nr. 528, datë 06.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 21.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Ditën e hënë, më datë 25.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 27/2020, datë 09.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 08.06.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 31/2020, datë 30.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 237, datë 12.02.2020.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit z. Adnand Xhelili, i cili kishte njoftuar paraprakisht Kolegjin që, për arsye shëndetësore, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancë dhe kërkonte shtyrjen e saj, duke paraqitur dhe dokumentacionin mjekësor përkatës.
Trupi gjykues, pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit dhe dokumentacionin bashkëlidhur, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore publike për në datën 26 korrik 2022, ora 10:00, duke e ftuar subjektin e rivlerësimit që në rast pamundësie për t’u paraqitur personalisht, të marrë pjesë në seancë nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor. Në rast mosparaqitje të subjektit apo përfaqësuesit të tij ligjor, trupi gjykues do të revokojë vendimin e ndërmjetëm për mbajtjen e seancës gjyqësore publike, duke vijuar shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi.
Gjithashtu, trupi gjykues bëri me dije se nëse kërkohet nga ana e subjektit të rivlerësimit, Kolegji mund ta zhvillojë seancën gjyqësore publike në një ambient të përshtatshëm me gjendjen e tij shëndetësore.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 13.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, në datën 27.07.2021, ora 09:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për të korrigjuar shkeljet procedurale të procesit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, si dhe konstatimin e drejtë të situatës faktike të çështjes. Gjithashtu, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi t’i kërkojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit t’i përcjellë çdo akt që është administruar gjatë hetimit administrativ dhe që nuk është pjesë e fashikullit të depozituar në Kolegj, sipas inventarit që e ka shoqëruar atë.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Ditën e enjte, më datë 28.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra) kundër vendimit nr. 534, datë 23.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 28.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Esmeralda Ndoci kundër vendimit nr. 532, datë 18.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 28.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 537, datë 02.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku.
Në datën 29.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023
Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.
Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Këshillit të ... Lexoni më tepër
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në vendimin e Kuvendit ... Lexoni më tepër

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendimin e Këshillit të Ministrave ... Lexoni më tepër