|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Janar | Janar | Janar | 1 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.01 Ditën e enjte, më datë 01.02.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.02.01 Ditën e mërkurë, më datë 28.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 416, datë 08.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ***************** Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi sot, më datë 01.02.2024, ora 10:00, në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022, që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga znj. Ana Golloshi, (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022; nr. 67/7 prot., datë 22.01.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit nr. 13. 08.07.2020, të Kolegjit ë Posaçëm të Apelimit”. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të mësipërme u caktua për t’u zhvilluar në datën 06.02.2024, ora 10:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ***************** Ditën e hënë, më datë 19.02.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja (JR) 42 – 17 /2018, datë 11.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga ish- subjekti i rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit nr. 6, datë 28.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ***************** Në datë 01.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit nr. 426 datë 27.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz Statusi: Përgatitje për gjykim
| 2 - Njoftim vendimi
All day 2024.02.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 671, datë 14.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Bashaj. – Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 02.02.2024. - Seancë publike
All day 2024.02.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.02.2024, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, Komisioneri Publik paraqiti qëndrimin e tij lidhur me 3 denoncimet e mbërritura në Kolegj. Komisioneri Publik parashtroi se përmbajtja e dy prej tri denoncimeve, ka qenë pjesë e denoncimit të datës 01.11.2021 nga i njëjti denoncues, të shqyrtuar nga Komisioneri Publik, dhe se ato nuk janë pjesë e ankimit të tij. Komisioneri Publik referoi se përmbajtja e denoncimit të tretë është trajtuar edhe gjatë hetimit administrativ në Komision, ku ky i fundit ka vendosur transferimin e çështjes pranë organit kompetent për inspektim të shkeljeve të mundshme disiplinore. Kjo çështje është referuar edhe në ankimin e datës 11.11.2021 të Komisionerit Publik, për t’u marrë në vlerësim tërësor, në funksion të gjetjeve të tjera të mundshme të dala nga shqyrtimi i çështjeve në Kolegj. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se denoncimet nuk përmbajnë fakte e nuk kanë vlerë provuese dhe në mbështetje të pretendimeve të tij, paraqiti disa akte që kërkoi të administrohen si provë nga Kolegji. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme gjyqësore, si dhe të mos vijojë hetimet për dy nga tri denoncimet e mbërritura në Kolegj më datë 22.01.2024, pasi nuk përmbajnë fakte apo rrethana që plotësojnë kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Lidhur me denoncimin e tretë, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë akte të reja shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Kryesuesja e seancës njoftoi se gjatë ditës së sotme kishte ardhur në Kolegj edhe një denoncim tjetër, i paraqitur edhe më parë dhe se çështjet e trajtuara në të, ishin bërë tashmë pjesë e hetimit gjyqësor. Në pritje të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23.02.2024, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 3 | 4 |
5 - Njoftim
All day 2024.02.05 Ditën e enjte, më datë 22.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 6 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të znj. Ana Golloshi, (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022; nr. 67/7 prot., datë 22.01.2024, me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020, të Kolegjit ë Posaçëm të Apelimit”. Për arsye të pamundësisë objektive për mbylljen e bisedimeve ditën e sotme, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 15.02.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.02.06 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2024, datë 30.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Herila Çela kundër vendimit nr. 710, datë 30.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 06.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 7 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.07 Ditën e mërkurë, më datë 07.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 357, datë 18.03.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.02.07 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 357, datë 18.03.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 357, datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 07.02.2024, në Tiranë.
| 8 - Seancë publike
All day 2024.02.08 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 25/2023, datë 20.06.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 651, datë 27.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Urim Buci. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, lidhur me vlerësimin e situatës financiare, mjaftueshmërinë dhe ligjshmërinë e burimeve që kanë shërbyer për krijimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit si edhe me trajtimin e një rasti të konfliktit të interesit. Lidhur me tri denoncime të publikut të mbërritura pas ankimit, Komisionerja Publike u shpreh se shkaqet e ankimit janë të mjaftueshme për kërkimin e ankimit, ndryshimin e vendimit nr. 651, datë 27.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Urim Buci. Subjekti i rivlerësimit prapësoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke deklaruar se ato janë të pabazuara në prova dhe se vendimi nr. 651, datë 27.04.2023, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i mbështetur në vlerësim të drejtë të fakteve. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime rreth praktikës së çështjeve që ishin pjesë e denoncimeve nga publiku dhe iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes në këtë kuadër. Gjithashtu, ai kërkoi të merren në cilësinë e provës disa akte të depozituara bashkëlidhur parashtrimeve të sotme. Trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe të administrojë në cilësinë e provës, aktet e listuara në seancë nga subjekti i rivlerësimit. Kryesuesja e seancës ftoi Komisioneren Publike të shprehë qëndrimin e saj lidhur me denoncimet e paraqitura në Kolegj, dhe pasi Komisionerja Publike kërkoi kohë dhe mundësinë për të mbajtur qëndrim në bisedimet përfundimtare lidhur me to, trupi gjykues, i konsultuar në vend, vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, në seancën që do të zhvillohet më datë 16.02.2024, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 9 - Njoftim
All day 2024.02.09 Ditën e enjte, më datë 29.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 43/2023, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 681, datë 07.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artur Ismajlukaj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 | 11 |
12 | 13 | 14 - Njoftim
All day 2024.02.14 Ditën e martë, më datë 05.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Çuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 658, datë 12.05.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 15 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të znj. Ana Golloshi, (JR) nr. 6-18/2019, datë 15.02.2022; nr. 67/7 prot., datë 22.01.2024, me objekt “Rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020, të Kolegjit ë Posaçëm të Apelimit”. Për arsye të pamundësisë objektive për mbylljen e bisedimeve ditën e sotme, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 15.02.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.02.15 Ditën e martë, më datë 19.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 337, datë 18.01.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ******************* Më datë 15.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Durim Hasa kundër vendimit nr. 399, datë 14.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla ***************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2024, datë 07.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elio Mazreku kundër vendimit nr. 717, datë 23.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 15.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
All day 2024.02.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit gjyqësor nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi: Mospranimin e kërkesave të kërkueses Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 6 – 18/ 2019 (JR), datë 15.02.2022, dhe nr. 67/ 7 prot., datë 22.01.2024. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.02.2024
| 16 - Seancë publike
All day 2024.02.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 25/2023, datë 20.06.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 651, datë 27.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Urim Buci. Kryesuesja e seancës bëri me dije se një denoncim i ri i mbërritur në Kolegj më datë 14.02.2024, u ishte përcjellë palëve për njohje. Lidhur me këtë denoncim, Komisionerja Publike deklaroi se shkaqet e ankimit janë të mjaftueshme për kërkimin e ankimit dhe se do të mbante qëndrim lidhur me të, nëse trupi gjykues do të vendoste riçeljen e hetimit gjyqësor. Subjekti i rivlerësimit u shpreh se, nuk ishte e nevojshme të çelej hetim mbi këtë denoncim, duke vënë në dispozicion disa akte të çështjes së ngritur në denoncim. Trupi gjykues, pasi u konsultua, vendosi të mos hetojë mbi denoncimin e depozituar rishtas në Kolegj, pasi nuk përmban fakte apo rrethana që plotësojnë kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerja Publike në konkluzionet përfundimtare, deklaroi se edhe pas shqyrtimit të çështjes në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë pretendimet e tij mbi ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurisë. Lidhur me denoncimet, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit që mangësitë e të metat e evidentuara në dy prej tyre, së bashku me situatën e konfliktit të interest, pjesë e ankimit, të merren në konsideratë nga Kolegji në vlerësimin tërësor të çështjes. Përfundimisht, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 651, datë 27.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Urim Buci. Subjekti i rivlerësimit, gjatë prapësimeve të tij, parashtroi se konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik, nuk janë të bazuara dhe kërkoi nga trupi gjykues lënien në fuqi të vendimit nr. 651, datë 27.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë në datën 26.02.2024, ora 15:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 | 18 |
19 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.19 Ditën e hënë, më datë 19.02.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja (JR) 42 – 17 /2018, datë 11.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga ish- subjekti i rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit nr. 6, datë 28.02.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.02.19 Ditën e enjte, më datë 07.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 592, datë 24.11.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.02.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2024, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr.6, datë 28.02.2019. Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, ditën e hënë, në datën 11.03. 2024, ora 10:00. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mori këtë vendim në kuadër të ofrimit të garancive për një proces të rregullt ligjor, bazuar në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për t’i dhënë mundësinë Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe kërkueses, znj. Antoneta Sevdari, të dëgjohen dhe të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit të Kolegjit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 | 21 | 22 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.22 Ditën e enjte, më datë 22.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.02.22 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 724, datë 13.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi. Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi *************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit nr. 728, datë 28.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla ************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 2-19/2021 (JR), datë 19.02.2024, që i përket kërkueses Elbana Lluri me objekt “Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 26, datë 06.07.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.” Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla ************* Më datë 22.02.2024 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit nr. 446, datë 16.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
All day 2024.02.22 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: · Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.02.2024.
| 23 - Seancë publike
All day 2024.02.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka.
Kryesuesja e seancës bëri me dije se nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër kishin mbërritur aktet e kërkuara nga Kolegji, të cilat u ishin vënë palëve në dispozicion për njohje. Trupi gjykues vendosi t’i pranojë ato në cilësinë e provës.
Komisioneri Publik paraqiti gjetjet e tij lidhur me aktet e dërguara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, të lidhura me çështjet e hetuara nga subjekti i rivlerësimit, në funksion të denoncimeve të bëra pjesë e ankimit. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit që në referencë të rrethanave të evidentuara prej tij, të vlerësojë nëse subjekti i rivlerësimit ka ndërmarrë veprime të plota hetimore, në çështjet që ka trajtuar në cilësinë e prokurorit.
Për të mbështetur pretendimin se në çdo çështje të referuar, hetimet janë kryer të plota, subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë të arsyeshme për të paraqitur në Kolegj edhe disa akte shtesë në mbështetje të pretendimeve të tij.
Pas disa sqarimeve që relatorja u kërkoi palëve lidhur me qëndrimet e tyre të mbajtura gjatë seancës së sotme dhe pasi ftoi subjektin e rivlerësimit të jetë i qartë në kërkimin e tij lidhur me çeshtjet për të cilat Kolegji ka rihapur hetimin gjyqësor të çështjes, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 04.03.2024, ora 10:00, për t’i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit të përcjellë pranë Kolegjit aktet e pretenduara dhe nëse ai do ta vlerësojë, paraqitjen e qëndrimit të tij me shkrim.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. - Njoftim
All day 2024.02.23 Ditën e hënë, më datë 18.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 446, datë 16.09.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 | 25 |
26 - Njoftim vendimi
All day 2024.02.26 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2023, datë 20.06.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 651, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Urim Buci.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Ndryshimin e vendimit nr. 651, datë 27.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Urim Buci.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 26.02.2024.
| 27 | 28 - Dhomë këshillimi
All day 2024.02.28 Ditën e mërkurë, më datë 28.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 416, datë 08.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.02.28 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 56/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 416, datë 08.07.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
· Lënien në fuqi të vendimit nr. 416, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku.
· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.02.2024.
| 29 - Seancë publike
All day 2024.02.29 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 29.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2023, datë 22.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 681, datë 07.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artur Ismajlukaj. Komisionerja Publike paraqiti shkaqet e ankimit për kriterin e vlerësimit të figurës, duke deklaruar se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut tek drejtësia dhe se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të tij, nuk është rrjedhojë e një vlerësimi tërësor të fakteve dhe provave. Duke shtuar se vërehen mospërputhshmëri në deklarimet e subjektit të rivlerësimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 681, datë 07.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Ismajlukaj. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit prapësoi gjetjet në shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike dhe depozitoi akte të reja shtesë për të provuar të kundërtën e ankimit. Lidhur me disa denoncime të publikut të mbërritura në Kolegj, Komisionerja Publike deklaroi se, duke qenë se kanë ardhur para ankimit, nuk ka një qëndrim të ri lidhur me to. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e subjektit të rivlerësimit, të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes, si dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, më datë 25.03.2024, ora 10:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| Mars | Mars | Mars |