Seancë publike

Seancë publike

2024-02-23 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.02.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka.Kryesuesja e seancës bëri me dije se nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër kishin mbërritur aktet e kërkuara nga Kolegji, të cilat u ishin vënë palëve në dispozicion për njohje. Trupi gjykues vendosi t’i pranojë ato në cilësinë e provës.Komisioneri Publik paraqiti gjetjet e tij lidhur me aktet e dërguara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, të lidhura me çështjet e hetuara nga subjekti i rivlerësimit, në funksion të denoncimeve të bëra pjesë e ankimit. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit që në referencë të rrethanave të evidentuara prej tij, të vlerësojë nëse subjekti i rivlerësimit ka ndërmarrë veprime të plota hetimore, në çështjet që ka trajtuar në cilësinë e prokurorit.Për të mbështetur pretendimin se në çdo çështje të referuar, hetimet janë kryer të plota, subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë të arsyeshme për të paraqitur në Kolegj edhe disa akte shtesë në mbështetje të pretendimeve të tij.  Pas disa sqarimeve që relatorja u kërkoi palëve lidhur me qëndrimet e tyre të mbajtura gjatë seancës së sotme dhe pasi ftoi subjektin e rivlerësimit të jetë i qartë në kërkimin e tij lidhur me çeshtjet për të cilat Kolegji ka rihapur hetimin gjyqësor të çështjes, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 04.03.2024, ora 10:00, për t’i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit të përcjellë pranë Kolegjit aktet e pretenduara dhe nëse ai do ta vlerësojë, paraqitjen e qëndrimit të tij me shkrim.Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3.

Related upcoming events

  • 2024-06-03 All day

    Ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-06-03 All day

    On Monday 03.06.2024, at 10:00, the Appeal Chamber will hold the public hearing of the case (JR) no. 29/2021, dated 28.05.2021, pertaining to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 352, dated 01.03.2021, corresponding to the assessee Iliba Bezati.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Case Rapporteur: Sokol Çomo

    Members: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.