Seancë publike

Seancë publike

2024-02-02 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.02.2024, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka.

Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, Komisioneri Publik paraqiti qëndrimin e tij lidhur me 3 denoncimet e mbërritura në Kolegj.

Komisioneri Publik parashtroi se përmbajtja e dy prej tri denoncimeve, ka qenë pjesë e denoncimit të datës 01.11.2021 nga i njëjti denoncues, të shqyrtuar nga Komisioneri Publik, dhe se ato nuk janë pjesë e ankimit të tij. Komisioneri Publik referoi se përmbajtja e denoncimit të tretë është trajtuar edhe gjatë hetimit administrativ në Komision, ku ky i fundit ka vendosur transferimin e çështjes pranë organit kompetent për inspektim të shkeljeve të mundshme disiplinore. Kjo çështje është referuar edhe në ankimin e datës 11.11.2021 të Komisionerit Publik, për t’u marrë në vlerësim tërësor, në funksion të gjetjeve të tjera të mundshme të dala nga shqyrtimi i çështjeve në Kolegj.

Subjekti i rivlerësimit deklaroi se denoncimet nuk përmbajnë fakte e nuk kanë vlerë provuese dhe në mbështetje të pretendimeve të tij, paraqiti disa akte që kërkoi të administrohen si provë nga Kolegji.

Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme gjyqësore, si dhe të mos vijojë hetimet për dy nga tri denoncimet e mbërritura në Kolegj më datë 22.01.2024, pasi nuk përmbajnë fakte apo rrethana që plotësojnë kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Lidhur me denoncimin e tretë, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë akte të reja shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Kryesuesja e seancës njoftoi se gjatë ditës së sotme kishte ardhur në Kolegj edhe një denoncim tjetër, i paraqitur edhe më parë dhe se çështjet e trajtuara në të, ishin bërë tashmë pjesë e hetimit gjyqësor.

Në pritje të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23.02.2024, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2024-06-03 All day

    Ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-06-03 All day

    On Monday 03.06.2024, at 10:00, the Appeal Chamber will hold the public hearing of the case (JR) no. 29/2021, dated 28.05.2021, pertaining to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 352, dated 01.03.2021, corresponding to the assessee Iliba Bezati.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Case Rapporteur: Sokol Çomo

    Members: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.