|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.02 Ditën e martë, më datë 02.04.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.04.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 43/2023, datë 22.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 681, datë 07.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artur Ismajlukaj. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 681, datë 07.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Ismajlukaj. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.04.2024 - Njoftime
All day 2024.04.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, në mënyrë unanime, në bazë të nenit 19, pika 1/1 të Rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Gjykatës Kushtetuese” vendosi: – Bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga kërkuesi Artor Ylli, me nr. (JR) nr. 2-4/2019, datë 10.01.2022 dhe kërkesës me nr. 143/2 prot., datë 14.02.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit (JR) nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; – Shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 19.04.2024, ora 09:00, për të vijuar me kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ********** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 11/2024, datë 21.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi kundër vendimit nr. 725, datë 15.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 02.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 3 | 4 - Seancë publike
All day 2024.04.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike vlerësoi se edhe gjatë gjykimit të çështjes në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë vërtetësinë e deklarimeve të tij lidhur me ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurisë. Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, deklaroi se pretendimet e ngritura nga Komisionerja Publike në ankim nuk qëndrojnë, janë të pabazuara në ligj, prova e rrethanat e faktit, si dhe kërkoi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.04.2024, ora 15:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 - Njoftim vendimi
All day 2024.04.05 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja “b” dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka.
- Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Juljan Çafka për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës
- Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 05.04.2024, në Tiranë. - Njoftim
All day 2024.04.05 Në datë 05.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit nr. 358, datë 19.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 28/2021, datë 25.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
| 6 | 7 |
8 - Njoftim
All day 2024.04.08 Ditën e martë, më datë 09.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 370, datë 18.05.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.04.08 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 736, datë 31.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentjan Habazaj. Në datën 08.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla - Njoftim
All day 2024.04.08 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit nr. 734, datë 22.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 08.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tas
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 15.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021. Për t’i dhënë kohë Njësisë së Shërbimit Ligjor të përcjellë sqarime shtesë për çështje të caktuara ligjore dhe ekonomike, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 25.04.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.04.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 592, datë 24.11.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në germën “b”, të pikës 1 të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: – Ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.04.2024. - Njoftim
All day 2024.04.15 Ditën e mërkurë, më datë 15.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 16 - Seancë publike
All day 2024.04.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 1/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të ankuesit Besnik Maho kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, pasi konstatoi mungesën në seancë të ankuesit Besnik Maho dhe sqaroi se Kolegji kishte ndjekur të gjithë rregullat proceduralë të njoftimit, kryesuesja bëri me dije se më datë 12.04.2024, nëpërmjet një e-mail-i drejtuar Kolegjit, z. Besnik Maho ka kërkuar shtyrje të seancës gjyqësore publike. Me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit për arsye personale dhe familjare, ankuesi kërkoi nga Kolegji t’i jepet një kohë e arsyeshme, për të mbledhur prova dhe për t’i paraqitur ato në gjykimin e kësaj çështjeje. Lidhur me këtë situatë faktike, Komisioneri Publik deklaroi se duhet të vijohet me shqyrtimin e çështjes, pasi nuk e sheh të mbështetur kërkesën e z. Besnik Maho për kohë shtesë për të mbledhur prova, duke qenë se debati gjyqësor i palëve do të mbështetet në argumente ligjorë. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 07.05.2024, ora 10:00, për t’i dhënë mundësi ankuesit, z. Besnik Maho, të jetë i pranishëm në gjykimin e çështjes. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 - Seancë publike
All day 2024.04.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019. Në raport me rigjykimin e çështjes dhe vazhdimin e gjykimit të saj në themel Komisionerja Publike theksoi që shkaqet e paraqitura në ankimin e datës 29.8.2018 të Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit nr.42/2018, të bazuara në gjendjen e akteve në dosjen e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mbeten të tilla, dhe pas administrimit të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), “Sevdari kundër Shqipërisë”. Në përmbyllje të paraqitjes së këtyre shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe të aftësive profesionale, Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të kërkueses Antoneta Sevdari. Përfaqësuesja ligjore e kërkueses Antoneta Sevdari deklaroi se paraqitja e të njëjtave shkaqe ankimi me ato që çuan në shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, pa kryer një rivlerësim të tyre nën dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është një shmangie nga kjo vendimmarrje, sipas së cilës shkarkimi nga detyra i znj. Sevdari është joproporcional dhe në shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kërkuesja i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me konfirmimin e saj në detyrë. Duke prapësuar qëndrimin e mbajtur nga kërkuesja, Komisionerja Publike theksoi fuqinë zbatuese të vendimit të GjENDNj-së dhe deklaroi se në këtë vendimmarrje nuk rrëzohen shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, por kërkohet të vlerësohet proporcionaliteti i masës së shkarkimit në raport me këto shkaqe ankimi, vlerësim të cilin do ta kryejë gjykata. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë aktet e fashikullit të dosjes të përcjella nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku është bazuar vendimi nr. 42, datë 18.07.2018 i Komisionit. Me shumicë votash, trupi gjykues vendosi të mos çelë hetim lidhur me një denoncim të trajtuar nga Komisionerja Publike. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato të paraqesin konkluzionet përfundimtare. Duke qene se Komisionerja Publike kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 23.04.2024, ora 12:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 18 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.18 Ditën e enjte, më datë 18.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 35/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 366, datë 15.04.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.04.18 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 366, datë 15.04.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 366, datë 15.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tasim Puci. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.04.2024. - Njoftime
All day 2024.04.18 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit nr. 737, datë 13.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ******* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 9-32/2020 (JR), datë 09.04.2024, që i përket kërkueses Bernina Kondi me objekt “Rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 37, datë 11.10.2022, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.” Në datën 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi ******* Në datë 18.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 352 datë 01.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla ******* Në datë 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti kundër vendimit nr. 361, datë 25.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz ******* Në datë 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit 428, datë 29.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz ****** Në datë 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli kundër vendimit 452, datë 24.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 19 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, në mënyrë unanime, në bazë të nenit 19, pika 1/1 të Rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Gjykatës Kushtetuese” vendosi: – Bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga kërkuesi Artor Ylli, me nr. (JR) nr. 2-4/2019, datë 10.01.2022 dhe kërkesës me nr. 143/2 prot., datë 14.02.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit (JR) nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; – Shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 19.04.2024, ora 09:00, për të vijuar me kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.04.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi: Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024. U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.04.2024.
| 20 | 21 |
22 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.22 Ditën e hënë, më datë 22.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 22/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 330, datë 11.01.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.04.22 Ditën e martë, më datë 28.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ************************************************************** Ditën e mërkurë, më datë 29.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 361, datë 25.03.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.04.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 22.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 22/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 330, datë 11.01.2021. Trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për shtyrjen e seancës gjyqësore për të konfirmuar që vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë me nr. 51, datë 17.04.2024 “Për mbarimin e statusit të magjistratit”, që i përket subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj, ka marrë formë të prerë. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14.05.2024, ora 14:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 23 - Seancë publike
All day 2024.04.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 23.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 337, datë 18.01.2021. Duke qenë se vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit znj. Maria Tuma, e cila kishte ndjekur këtë çështje gjatë procesit të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe më pas në seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të datës 19.03 2024 në Kolegj, e kishte objektivisht të pamundur të ishte e pranishme në seancën e sotme, zëvendësohej nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs. Në fillim të gjykimit, z. Jacobs i kërkoi trupit gjykues shtyrje të seancës gjyqësore për një kohë të arsyeshme, për t’i dhënë mundësinë znj.Tuma të jetë e pranishme personalisht në gjykimin e çështjes, pasi ai nuk ishte i njohur me të. Pasi dëgjoi qëndrimin e subjektit të rivlerësimit për të lënë në çmimin e gjykatës pranimin ose jo të kësaj kërkese, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 14.05.2024, ora 10:00, për t’i dhënë mundësinë vëzhgueses ndërkombëtare Maria Tuma të jetë e pranishme në debatin gjyqësor të çështjes. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
All day 2024.04.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, duke u qëndruar shkaqeve të ankimit të paraqitura gjatë seancës së datës 17.04.2023, Komisionerja Publike, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të kërkueses Antoneta Sevdari. Përfaqësuesja ligjore e kërkueses Antoneta Sevdari deklaroi se shkaqet e ankimit, bazuar në vlerësimin e GjEDNj-së janë joproporcionale për marrjen e masës disiplinore, referuar qëllimit legjitim të procesit të rivlerësimit. Sipas përfaqësueses ligjore, konkluzioni i GjEDNj-së është i detyrueshëm për zbatim dhe për këtë arsye, Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet e ankimit, sepse ato nuk mund të çojnë në marrjen e ndonjë mase disiplinore ndaj znj. Antoneta Sevdari. Përfundimisht, znj. Antoneta Sevdari i kërkoi Kolegjit të zbatojë vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke lënë në fuqi vendimin nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi vlerësoi se ka arritur nivel të besueshëm në të trija kriteret e rivlerësimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 10.05.2024, ora 13:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.24 Ditën e mërkurë, më datë 24.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 35/2023, datë 24.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 667, datë 26.05.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë - Njoftime
All day 2024.04.24 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Mimoza Margjeka kundër vendimit nr. 739, datë 26.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 24.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla ********* Në datë 24.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 33/2021, datë 17.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi kundër vendimit nr. 375, datë 26.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 33/2021, datë 17.06.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
All day 2024.04.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2023, datë 24.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 667, datë 26.05.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 667, datë 26.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 24.04.2024.
| 25 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 15.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021. Për t’i dhënë kohë Njësisë së Shërbimit Ligjor të përcjellë sqarime shtesë për çështje të caktuara ligjore dhe ekonomike, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 25.04.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.04.25 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Braho. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.04.2024.
| 26 | 27 | 28 |
29 - Seancë publike
All day 2024.04.29 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 29.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik vlerësoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të deklaruar të përfunduar procesin e rivlerësimit të subjektit të rivlerësimit z. Alfred Balla, pa një vendim përfundimtar, nuk është i drejtë dhe i bazuar në legjislacionin që normon procesin e rivlerësimit. Sipas tij, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar të drejtat e tij, duke shprehur vullnetin e pavesuar për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, duke zgjedhur ipso jure të ketë dhe ndalimin që parashikon neni G i aneksit të Kushtetutës, për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare. Subjekti i rivlerësimit, së bashku me përfaqësuesen ligjore, kundërshtuan ankimin e Komisionerit Publik, duke deklaruar se duke qenë se z. Alfred Balla nuk ka paraqitur dorëheqje, ndalimet e parashikuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës nuk mund të aplikohen në rastin e tij. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit kërkoi administrimin e disa akteve shtesë dhe i kërkoi trupit gjykues lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 675, datë 16.6.2023. Pasi u këshillua, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të administrojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimi, përveç atyre që mund të aksesoheshin online, si dhe akteve që ishin tashme pjesë e dosjes. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesnin konkluzionet përfundimtare. Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë: 1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit, z. Alfred Balla. 2. Ndalimin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit përsëriti kërkimin e tij, lënien në fuqi të vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 21.05.2024, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.04.29 Ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 30 - Dhomë këshillimi
All day 2024.04.30 Ditën e martë, më datë 30.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 417, datë 08.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.04.30 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 70/2021, datë 16.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 417, datë 08.07.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 30.04.2024.
| Maj | Maj | Maj | Maj | Maj |