|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.01 Ditën e hënë, më datë 01.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2022, datë 28.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 504, datë 28.01.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.01 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 17/2022, datë 28.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 504, datë 28.01.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 64, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 96/ 2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.07.2024.
| 2 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 18.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 02.07.2024, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.07.02 Ditën e premte, më datë 19.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 42/2023, datë 14.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Vukaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 683, datë 14.09.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2022, datë 10.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.07.2024.
| 3 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 13.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 03.07.2024, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 69/2021, datë 11.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 437, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 03.07.2024.
| 4 - Seancë publike
All day 2024.07.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.07.2024, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021. Kryesuesja e seancës bëri me dije se më datë 02.07.2024, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar në Kolegj, në formën e kërkuar nga ligji, aktet që iu refuzuan të pranoheshin në cilësinë e provës nga trupi gjykues për shkak të mosplotësimit të kritereve formale, gjatë seancës së mëparshme, të datës 24.06.2024. Trupi gjykues vendosi të pranonte në cilësinë e provës këto akte, si dhe disa akte të tjera që subjekti i rivlerësimit depozitoi gjatë seancës së sotme gjyqësore në funksion të shqyrtimit të çështjes. Me arsyetimin se në këtë proces, është subjekti i rivlerësimit ai që ka barrën e provës për të provuar ligjshmërinë e burimeve të të ardhurave të personave të tjerë të lidhur, trupi gjykues rrëzoi një kërkesë të subjektit të rivlerësimit, nëpërmjet së cilës i kërkonte Kolegjit të provonte rrethanat financiare të pretenduara të një personi tjetër të lidhur me të. Pasi përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe e ftoi atë në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të çështjes. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit ndryshimin ose prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021, për shkak se e konsideronte të padrejtë këtë vendim dhe në shkelje të parimeve kushtetuese e ligjore. Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për të marrë vendimin përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 08.07.2024, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.07.04 Ditën e mërkurë, më datë 11.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2022, datë 17.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elina Kombi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 507, datë 03.02.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 | 6 | 7 |
8 - Njoftim vendimi
All day 2024.07.08 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 433, datë 03.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sali Hasa. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.07.2024. - Njoftim
All day 2024.07.08 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 744, datë 19.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj. Në datën 08.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese:Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla - Njoftim
All day 2024.07.08 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 25/2024, datë 03.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 760, datë 26.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ardiana Bera. Në datën 08.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla
| 9 - Seancë publike
All day 2024.07.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 632, datë 08.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia. Gjatë paraqitjes së shkaqeve në ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka mangësi sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, pasi ka interpretuar në mënyrë të gabuar normën procedurale penale e civile, si dhe ka dhënë vendime të pabazuara në ligj e në prova që ngrenë dyshime për integritetin e tij. Duke konstatuar se këto mangësi të evidentuara nuk mund të plotësohen nga programet trajnuese, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 632, datë 08.03.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuara në ligj e në prova, si dhe paraqiti një tablo orientuese për vlerësimin tërësor të aftësive të tij profesionale, në mbështetje të së cilës paraqiti disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se arrin nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale dhe i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 632, datë 08.03.2023. Trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës disa nga aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, duke vlerësuar se aktet e tjera mund t’i aksesonte nga burime të hapura të informacionit. I pyetur nga kryesuesja nëse kishte nevojë për kohë shtesë për të mbajtur një qëndrim lidhur me provat e reja, Komisioneri Publik deklaroi se nuk kishte nevojë për kohë shtesë, për sa kohë nuk lidheshin me shkaqet e ankimit. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Komisioneri Publik kërkoi që parashtrimet e paraqitura në seancë të konsideroheshin edhe si bisedime përfundimtare duke i qëndruar edhe kërkimit përfundimtar. Edhe subjekti i rivlerësimit u qëndroi prapësimeve dhe kërkimit të tij për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 632, datë 08.03.2023. Trupi gjykues, pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë, më datë 25.07.2024, në ora 15:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.10 Ditën e mërkurë, më datë 10.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 28.07.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.07.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 10.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 46/2023, datë 18.10.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 28.07.2023. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 29.07.2024, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.07.10 Ditën e hënë, më datë 16.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 - Seancë publike
All day 2024.07.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 11.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Për shkak të pamundësisë objektive për arsye shëndetësore, për të qenë i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore të njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, dhe rrjedhimisht, për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues, u vendos shtyrja e seancës për në datën 19.07.2024, në orën 09:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 | 13 | 14 |
15 | 16 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.16 Ditën e martë, më datë 16.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 19/2022, datë 20.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 513, datë 25.02.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.07.16 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit nr. 749, datë 27.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 16.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
All day 2024.07.16 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 19/2022, datë 20.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 513, datë 25.02.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 513, datë 25.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.07.2024.
| 17 - Seancë publike
All day 2024.07.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 661, datë 18.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën lidhur me rezultatet e hetimit mbi kontrollin e pasurisë, aftësitë profesionale dhe kriterin e figurës si dhe për raste të konstatuara të konfliktit të interesit. Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues ndryshimin e vendimit nr. 661, datë 18.5.2023, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Hoxha. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësueses së tij ligjore, kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i cilësuar ato të pabazuara në prova dhe në rezultatet e hetimit administrativ. Duke pretenduar të kundërtën e ankimit, subjekti i rivlerësimit depozitoi dy akte të reja, njërin prej të cilëve, trupi gjykues e konsideroi si akt shpjegues në funksion të parashtrimeve, ndërsa për tjetrin, vlerësoi se mund të konsultohej online në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Në kushtet kur Komisioneri Publik kërkoi afat të arsyeshëm për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në datën 22.07.2024, ora 10:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Prishjen e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
- Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Periand Teta.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.07.2024. - Njoftim
All day 2024.07.17 Ditën e enjte, më datë 12.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 08/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 18 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.18 Ditën e enjte, më datë 18.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 728, datë 28.12.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.18 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 728, datë 28.12.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 728, datë 28.12.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 18.07.2024, në Tiranë.
| 19 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.19 Ditën e premte, më datë 19.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 42/2023, datë 14.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Vukaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 683, datë 14.09.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
All day 2024.07.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.07.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së datës 26.06.2024, Komisioneri Publik përcaktoi konkluzionet konkrete të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me zërat e analizës financiare që ai kundërshton, sikurse dhe efektin financiar që ato japin në vlerësimin përfundimtar të kësaj analize. Gjatë prapësimeve të saj, subjekti i rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, deklaroi se konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë të drejta, të bazuara në legjislacionin e zbatueshëm dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021. Lidhur me disa denoncime të ardhura në Kolegj, palët deklaruan se ato nuk përmbajnë rrethana apo fakte për hetime të mëtejshme. Trupi gjykues vendosi të mos ndërmarrë hetime të mëtejshme për denoncimet, pasi ato nuk përmbushin kërkesat e nenit 53, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për shkak se Komisioneri Publik kërkoi kohë të arsyeshme për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 25.07.2024, ora 9:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 42/2023, datë 14.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Vukaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 683, datë 10.07.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 93, pika 1 e Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, të ndjerin Përparim Vukaj, pa një vendim përfundimtar për çështjen. U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.07.2024.
| 20 | 21 |
22 - Seancë publike
All day 2024.07.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 661, datë 18.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Hoxha, nuk arriti të provojë të kundërtën e barrës së provës lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë si dhe me rrethanat e konstatuara të konfliktit të interesit që duhen vlerësuar nga Kolegji në kuadër të kriterit të aftësive profesionale dhe integritetit të tij si gjyqtar. Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 661, datë 18.05.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Duke kundërshtuar ankimin, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se i qëndron argumenteve të paraqitura gjatë procesit në Kolegj, të cilat provojnë në mënyrë shteruese se z. Besnik Hoxha arrin nivel të besueshëm në kriterin e vlerësimit të pasurisë, kriterin e figurës dhe nivel kualifikues në vlerësimin e kriterit profesional. Përfaqësuesja ligjore deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk ndodhet në asnjë rast në kushtet e konfliktit të interesit apo anshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit dhe përfundimisht, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 661, datë 18.05.2023. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 25.07.2024, ora 16:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 23 | 24 - Njoftim
All day 2024.07.24 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 754, datë 05.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni. Në datën 24.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2024.07.24 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit nr. 759, datë 19.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 24.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 25 - Njoftim vendimi
All day 2024.07.25 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenet 44, germa “b”, 60 dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia. 2. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës 3. Ky vendim ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 25.07.2024. - Seancë publike
All day 2024.07.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.07.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përpos faktit që mori në konsideratë disa nga argumentet në prapësimet e subjektit të rivlerësimit në kuadër të kriterit të pasurisë, Komisioneri Publik deklaroi se mungesa e burimeve financiare të ligjshme arrin një vlerë, për të cilën nuk mund të zbatohet parimi i proporcionalitetit. Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm lidhur me kriterin e pasurisë, ndërkohë që mbeten të pandryshuara edhe rrethanat faktike lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale. Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Iliba Bezati. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se arrin nivel të besueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, të figurës dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale dhe se konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të trija kriteret janë të drejta e të bazuara në ligj. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 30.07.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.25 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 661, datë 18.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 661, datë 18.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Hoxha. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 25.07.2024, në Tiranë.
| 26 | 27 | 28 |
29 - Dhomë këshillimi
All day 2024.07.29 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 10.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 46/2023, datë 18.10.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 28.07.2023. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 29.07.2024, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.07.29 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 692, datë 28.07.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 692, datë 28.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 29.07.2024, në Tiranë.
| 30 - Njoftim vendimi
All day 2024.07.30 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: • Lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 01.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe që i përket subjektit të rivlerësimit Iliba Bezati. • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 30.07.2024, në Tiranë. - Njoftim
All day 2024.07.30 Më datë 30.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 76/2021, datë 02.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit nr. 450, datë 22.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 76/2021, datë 02.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
| 31 - Njoftim
All day 2024.07.31 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2024, datë 26.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Sinanaj kundër vendimit nr. 742, datë 13.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 31.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz - Njoftim
All day 2024.07.31 Ditën e enjte, më datë 26.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 20/2024, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 757, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shqarri. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| Gusht | Gusht | Gusht | Gusht |