Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2026 >
January
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Dhjetor
Dhjetor
Dhjetor
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.12

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12.01.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.

    Në vijim të seancës së mëparshme, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se është njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar pranë organit ligjzbatues, në funksion të përgatitjes së një kërkimi përfundimtar të qartë e objektiv për çështjen nën shqyrtim.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe kryesuesja e seancës ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se pas njohjes me informacionin e klasifikuar pranë organit ligjzbatues, vlerëson se, me shpjegimet shtesë bindëse e të pranueshme në parashtrime si dhe pas vlerësimit të provave të paraqitura gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit arriti të shërojë shkaqet e ankimit. Përfundimisht, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho Kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.

    Të njëjtin qëndrim përfundimtar me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme ndau edhe subjekti i rivlerësimit.

    Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.01.2026, ora 15:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

13
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.13

     

    Ditën e martë, më datë 13.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 52/2024, datë 16.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tonin Sterkaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 795, datë 04.09.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2026.01.13

    Ditën e hënë, më datë 02.02.2026, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 46/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 803, datë 01.10.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    ***

    Ditën e hënë, më datë 02.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 50/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 801, datë 19.09.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    ***

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.13

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 52/2024, datë 16.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tonin Sterkaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 795, datë 04.09.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 795, datë 04.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tonin Sterkaj.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 13.01.2026, në Tiranë.

14
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.14

    Ditën e mërkurë, më datë 14.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2024, datë 30.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petref Asllani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 761, datë 14.05.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2026.01.14

     

    Ditën e mërkurë, më datë 04.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 36/2024, datë 09.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 778, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.14

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 31/2024, datë 30.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petref Asllani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 761, datë 14.05.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 761, datë 14.05.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petref Asllani.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 14.01.2026, në Tiranë.

15
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.15

    Ditën e enjte, më datë 15.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 51/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 792, datë 04.09.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.15

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 45, datë 12.10.2023, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 682, datë 10.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 15.01.2026, në Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2026.01.15

    Ditën e hënë, më datë 16.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.15

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 51/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 792, datë 04.09.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 792, datë 04.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 15.01.2026, në Tiranë.

16
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.16

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.01.2026, ora 09:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se shpjegimet e subjektit të rivlerësimit mbeten të paprovuara, në nivel deklarativ, të pasakta, jo bindëse e të besueshme. Z. Klodjan Braho i kërkoi Kolegjit që, në vlerësimin tërësor të çëshjtes, të marrë në konsideratë edhe gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit lidhur me kriterin e figurës dhe atë profesional, duke i vlerësuar sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se nëpërmjet akteve në dosje dhe përgjigjeve shteruese vërtetohet se gjetjet për të tria kriteret e vlerësimit janë të pabazuara e nuk qëndrojnë. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës. Z.Gentian Hamiti i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor me qëllim hetimin e rrethanave bazuar në këto akte të reja, të pashqyrtuara më parë nga organet e rivlerësimit; rrëzimin e ankimit si jo objektiv e në mospërputhje me standardet e procesit të rivlerësimit; si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes duke pranuar të marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit me parashtrimet dhe të cituara në seancën e sotme gjyqësore. Gjithashtu, vendosi të marrë kryesisht, në cilësinë e provës aktet e gjendura në dosjen gjyqësore që i përket vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 59, datë 22.07.2025, lidhur me personin e lidhur Armida Hamiti, që lidhen me kriterin e vlerësimit të pasurisë së subjektit Hamiti.

    I pyetur nga kryesuesja, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk vlerësonte të paraqiste ndonjë kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes së personit të lidhur.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit  gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 22.01.2026, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2026.01.16

    Ditën e mërkurë, më datë 18.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 35/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Nazifi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 777, datë 25.06.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    *****

    Ditën e mërkurë, më datë 11.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Seladin Pysqyli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 788, datë 25.07.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    *****

    Ditën e martë, më datë 17.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 54/2024, datë 23.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtime Pitaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 790, datë 26.07.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    *****

    Ditën e enjte, më datë 12.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2022, datë 13.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Çarçiu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 542, datë 20.06.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

17
18
19
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.19

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.01.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 768, datë 31.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.

    Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se fashikulli i gjykimit nuk përmban informacione të mjaftueshme për të mbajtur një qëndrim lidhur me kriterin e figurës dhe se rezulton e nevojshme njohja në burim me informacionin e klasifikuar në ngarkim të subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur me të. Sipas z. Adnan Xholi, fakti që subjekti i rivlerësimit nuk ka treguar kujdes për të shmangur çdo dyshim lidhur me gjendjen e mundshme në kushtet e konfliktit të interesit në kuadër të kriterit të vlerësimit profesional, si dhe pamjaftueshmëria e evidentuar në burimin e krijimit të pasurisë, janë mangësi që duhet të analizohen nga Kolegji në vlerësimin tërësor të çështjes sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, me qëllim marrjen e provave të reja në kuadër të një hetimi tërësor të çështjes, duke vendosur në mënyrë alternative lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 768, datë 31.05.2024.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Sonjela Voskopi dha shpjegime në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se jo vetëm që ankimi nuk bazohet në asnjë provë të re, por gjetjet e evidentuara në të kanë në thelb interpretimin e njëanshëm të provave dhe nuk mund të përdoren në vlerësimin tërësor të çështjes për penalizmin e saj.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi:

    – Të çelë hetimin gjyqësor për çështjen në funksion të verifikimit në burim të informacionit të klasifikuar që mund të disponojë insitucioni ligjzbatues dhe që do të kishte ndikim lidhur me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit.

    –  T’i kërkojë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) çdo informacion që disponohet lidhur me personin e lidhur me subjektin e rivlerësimit, që mund të konsiderohet i vlefshëm në funksion të shqyrtimit të këtij ankimi, mundësisht para seancës së radhës që do të zhvillohet në datën 04.02.2026, ora 14:00, me qëllim që t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit.

    Gjatë kësaj séance, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Kryesuesi i seancës bëri me dije se para datës 04.02.2026, trupi gjykues do të njihet në burim me informacionin e klasifikuar, ndërkohë që gjatë kësaj kohe, ky veprim hetimor mund të ndërmerret edhe nga pala ankuese.

    Seanca publike e radhës do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

20
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.20

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.01.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që, pas konstatimit të mangësive profesionale nga ana e subjektit të rivlerësimit, pati vendosur pezullimin e saj nga detyra dhe detyrimin për të ndjekur trajnimin 1- vjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Z. Klodjan Braho deklaroi se nga analiza e akteve në dosje rezulton se subjekti i rivlerësimit ka dështuar të arrijë qoftë dhe nivelin minimal të kualifikimit për këtë kriter dhe se është evidentuar edhe deklarim i pasaktë i pasurisë prej saj. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme vlerësoi se problematikat janë të tilla që nuk mund të korrigjoheshin nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, se znj. Jurida Bajraktari duhet të konsiderohet e papërshtatshme për të vijuar detyrën bazuar në nenin 61/5 të ligjit 84/2016 dhe ndaj saj duhej aplikuar masa e shkarkimit nga detyra.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit prapësoi shkaqet e ankimit, duke deklaruar së pari, se problematikat në kriterin e pasurisë nuk janë të tilla që të përmbushin standardet e deklarimit të pasaktë dhe se nuk mund të konsiderohen shkelje me efekt penalizues. Ndërsa kundërshtoi një shkak ankimi, sipas të cilit procedura e punësimit të znj. Jurida Bajraktari në pozicionin e ndihmëses ligjore vlerësohet si cenim i etikës së saj profesionale, përfaqësuesja ligjore u ndal tek kriteri i vlerësimit të aftësive profesionale, duke deklaruar se subjekti i rivlerësimit ka korrigjuar mangësitë nëpërmjet trajnimit 1- vjeçar dhe se pavarësisht problematikave, ka arritur të ruaje integritetin profesional në ushtrimin e detyrës. Subjekti i rivlerësimit kërkoi mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, kryesuesja e seancës gjyqësore i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u dhënë kohë të arsyeshme për përgatitjen e tyre, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 27.01.2026, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2026.01.20

     

    Ditën e martë, më datë 20.01.2026, ora 12:30, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 32/2024, datë 03.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 756, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.20

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.01.2026, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 32/2024, datë 03.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 756, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani, i pranishëm në seancë.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi heqjen dorë nga ankimi i Komisionerit Publik, pasi nga shqyrtimi i dokumenteve në dosje nuk kishin rezultuar rrethana të tilla që mund të kishin ndikuar në krijimin e pasurisë së znj. Klerona Meçi për shkak të detyrës.

    Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të tërhiqet në dhomë këshillimi për marrjen dhe shpalljen e vendimit përfundimtar si më poshtë vijon:

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 32/2024, datë 03.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 756, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 32/2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 756, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.01.2026.

  • Njoftim
    15:45
    2026.01.20

     

    Ditën e enjte, më datë 05.03.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 737, datë 13.02.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

21
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.21

    Ditën e mërkurë, më datë 21.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 786, datë 18.07.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.21

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 38/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 786, datë 18.07.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 786, datë 18.07.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Neritan Hoxha.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 21.01.2026, në Tiranë.

22
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.22

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.01.2026, ora 09:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodjan Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se shpjegimet e subjektit të rivlerësimit mbeten të paprovuara, në nivel deklarativ, të pasakta, jo bindëse e të besueshme. Z. Klodjan Braho i kërkoi Kolegjit që, në vlerësimin tërësor të çëshjtes, të marrë në konsideratë edhe gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit lidhur me kriterin e figurës dhe atë profesional, duke i vlerësuar sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se nëpërmjet akteve në dosje dhe përgjigjeve shteruese vërtetohet se gjetjet për të tria kriteret e vlerësimit janë të pabazuara e nuk qëndrojnë. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës. Z.Gentian Hamiti i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor me qëllim hetimin e rrethanave bazuar në këto akte të reja, të pashqyrtuara më parë nga organet e rivlerësimit; rrëzimin e ankimit si jo objektiv e në mospërputhje me standardet e procesit të rivlerësimit; si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes duke pranuar të marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit me parashtrimet dhe të cituara në seancën e sotme gjyqësore. Gjithashtu, vendosi të marrë kryesisht, në cilësinë e provës aktet e gjendura në dosjen gjyqësore që i përket vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 59, datë 22.07.2025, lidhur me personin e lidhur Armida Hamiti, që lidhen me kriterin e vlerësimit të pasurisë së subjektit Hamiti.

    I pyetur nga kryesuesja, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk vlerësonte të paraqiste ndonjë kërkesë për t’u njohur me aktet e dosjes së personit të lidhur.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit  gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u lënë kohë të arsyeshme palëve për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 22.01.2026, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.22

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.01.2026, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, deklaroi se subjekti i rivlerësimit me provat dhe argumentet e reja të paraqitura gjatë procesit gjyqësor në Kolegj, arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit për të tria kriteret e rivlerësimit. Përfundimisht, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.

    Subjekti i rivlerësimit Gentian Hamiti ndau të njëjtin qëndrim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho dhe i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen dhe shpalljen e vendimit përfundimtar si më poshtë vijon:

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 21/2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 743, datë 19.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 22.01.2026 në Tiranë.

23
24
25
26
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.26

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 26.01.2026, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.

    Me një kërkesë drejtuar Kolegjit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar z. Klodjan Braho, palë në proces, për shtyrje të seancës gjyqësore publike për shkak të pamundësisë objektive për të marrë pjesë në të, u vendos shtyrja e seancës për në datën 03.02.2026, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.26

    Ditën e hënë, më datë 26.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.26

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2026.

27
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.27

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2026, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 39/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 774, datë 14.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Vukaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa evidentohen të meta në aspektin e njohurive ligjore, në kuadër të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale dhe gjetje në kriterin e vlerësimit të figurës në kuadër të cenimit të etikës së magjistratit, që duhen të merren në konsideratë nga Kolegji në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm të çështjes sipas nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, në kuadër të nenit 61, pika 5 të po këtij ligji. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se gjatë procesit në Kolegj, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të paraqesë prova dhe argumenta shtesë në kundërshtim të ankimit, por referuar gjendjes që janë aktet aktualisht, z. Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 774, datë 14.06.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Petrit Vukaj.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit dha shpjegime të detajuara lidhur me shkaqet e ankimit, duke i kundërshtuar si të padrejta e të pabazuara në ligj e në prova. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga Kolegji pas çeljes së hetimit gjyqësor.

    Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe e rrethana për hetime të mëtejshme, qëndrim të cilin ndau edhe subjekti i rivlerësimit.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, ndërsa vendosi të mos hetojë më tej lidhur me denoncimet, pasi nuk përmbushin kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/2016.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, në seancën e radhës, që do të zhvillohet më datë 03.02.2026, ora 12:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.27

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e martë, më datë 27.01.2026, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 1/2024, datë 03.05.2024, me ankuese Mimoza Margjeka, kundër vendimit nr. 180, datë 09.04.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte të interesuar Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Sokol Çomo                           Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Albana Shtylla                       Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Ina Rama                                 Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Mimoza Tasi                            Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Natasha Mulaj                         Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Rezarta Schuetz                      Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2026.01.27

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.01.2026, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho i qëndroi vlerësimit se mangësitë e subjektit të rivlerësimit, znj. Jurida Bajraktari, në aspektin profesional janë të tilla që nuk mund të korrigjoheshin nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës i ndjekur prej saj, dhe se nuk u arrit të provohej e kundërta e ankimit as lidhur me pasaktësitë e evidentuara në deklarimin e pasurisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se Kolegji duhet të marrë në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes edhe mospërmbushjen e kritereve ligjore nga znj. Bajraktari në procedurën e punësimit si ndihmëse ligjore, si cenim të etikës së saj profesionale, mangësi kjo e pakorrigjueshme nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se  subjekti i rivlerësimit, znj. Bajraktari, konsiderohet e papërshtatshme për të vijuar detyrën bazuar në nenin 61/5 të ligjit 84/2016 dhe përfundimisht kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023 e shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Jurida Bajraktari.

    Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit dha shpjegime të detajuara në prapësim të shkaqeve të ankimit, duke deklaruar se janë të padrejta, të pabazuara në ligj e në prova. Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, përfaqësuesja ligjore deklaroi se i vetmi autoritet ekskluziv që vlerëson korrigjimin e mangësive të subjektit të rivlerësimit në aspektin profesional pas ndjekjes së trajnimit, është Shkolla e Magjistraturës, e cila ka dhënë vlerësim pozitiv, çka duhet konsideruar si provë vendimtare në këtë proces. Përfaqësuesja ligjore deklaroi se procedura e punësimit si ndihmëse ligjore e subjektit të rivlerësimit, nuk duhej përfshirë si shkak ankimi, ndërsa përsëriti qëndrimin se pasaktësitë në deklarimin e pasurisë nuk janë të tilla që të përmbushin standardet e deklarimit të pasaktë. Duke vlerësuar se nuk ka lidhje logjike në të tri kriteret e vlerësimit për cenim të besimit të publikut tek drejtësia, sjellje apo prova konkrete, përfaqësuesja ligjore i kërkoi përfundimisht Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 701, datë 25.09.2023.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 09.02.2026, ora 14:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

28
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2026.01.28

    Ditën e mërkurë, më datë 28.01.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 55/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazer Çardaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 812, datë 08.11.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

     

  • Njoftim vendimi
    All day
    2026.01.28

     

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2024, datë 27.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Çardaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 812, datë 08.11.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 812, datë 08.11.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Lazër Çardaku.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.01.2026.

29
  • Seancë publike
    All day
    2026.01.29

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 29.01.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se ditën e sotme, në Kolegj është depozituar një deklaratë e dërguar nga subjekti i rivlerësimit, z. Aurel Zarka, nëpërmjet së cilës ai bën me dije se ka zgjedhur të mos marrë pjesë në seancën gjyqësore, por të përfaqësohet në të nga avokati z. Julian Mërtiri.

    Në vijim të seancës së mëparshme, palët konfirmuan njohjen me gjetjen e vëzhguesit ndërkombëtar dhe aktet shoqëruese të saj.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi,pas analizimit të akteve të mësipërme, raporteve të organeve ligjzbatuese, gjetjes së vëzhguesit ndërkombëtar, deklaroi se me sjelljen e tij subjekti i rivlerësimit z. Aurel Zarka ka cenuar rëndë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë dhe për rrjedhojë, nuk përmbush standardet kushtetuese dhe ligjore të integritetit të nevojshëm për vijimin e detyrës.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, z. Julian Mërtiri, deklaroi se gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar është evazive dhe e paqartë, për aq kohë sa bazohet në akte, vërtetësia e të cilave varet nga vendimi i formës së prerë të hetimit penal që po vijon në ngarkim të z. Zarka. Përfaqësuesi ligjor kërkoi mospranimin e kësaj gjetjeje në cilësinë e provës.

    Trupi gjykues, pasi u konsultua, vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet shkresore të administruara nga Kolegji, në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të trupit gjykues të datës 06.10.2025, gjetjen e vëzhguesit ndërkombëtar, së bashku me aktet bashkëshoqëruese si dhe qëndrimet e palëve për aktet e lartpërmendura të mbajtura gjatë seancës së sotme gjyqësore.

    Lidhur me një kërkesë të përfaqësuesit ligjor të subjektit të rivlerësimit, për administrimin e njoftimit të vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë për dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kolegji bëri me dije se mund ta aksesojë atë nëpërmjet burimeve të hapura.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, në seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 10.02.2026, ora 14.00.

    Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

30
31
Shkurt

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI