Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri, kundër vendimit nr.197, datë 27.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 19.12.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator:  Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz