Sot, më datë 05.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Natasha Mulaj, në çështjen (JR) nr. 9/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92 datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Izet Kadana.
Kërkesa për heqje dorë e gjyqtares Natasha Mulaj është pranuar me shumicë votash me vendimin nr.9/8, datë 04.02.2020, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Ina Rama (kryesuese), Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz, anëtarë.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtarja Natasha Mulaj është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 9/2019, datë 12.02.2018, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo