Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.8/2020, datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit nr.214, datë 22.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz