Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti ka bërë kundër vendimit nr.80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për arsye të njohjes me informacion të klasifikur “sekret shtetëror”, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën e gjykimit në dhomë këshillimi dhe ta shtyjë atë, për në datën 11.03.2020, në orën 10:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.