Ditën e hënë, më datë 06.07.2020, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari,Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.