
Ditën e mërkurë, më datë 01.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.16/2019, datë 01.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arben Zefi, kundër vendimit nr. 97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.