Ditën e premte, më datë 19.06.2020, ora 10:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Luan Daci

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo 

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.