
Ditën e martë, më datë 16.06.2020, ora 10.00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Manjola Kajana.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.