Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Genci Sinjari kundër vendimit nr.66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 29.07.2020, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla,Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.