Ditën e hënë, më datë 20.07.2020, ora 10:00, u zhvillua seanca plenare publike për çështjen e Juridiksionit Disiplinor nr. 1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj, kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e kërkuesit Tom Dedaj. Në këto kushte, trupi gjykues, pasi u tërhoq për konsultim, vendosi pushimin e çështjes bazuar në nenin 31/b, paragrafi i parë, i ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Seanca plenare publike u zhvillua në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.