Ditën e enjte, më datë 01.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.11/2019, datë 21.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Luan Dervishi, kundër vendimit nr. 83, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.