Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.36/2020, datë 11.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.

Sot, në datën 22.09.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz