Ditën e premte, më datë 16.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.40/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arjana Fullani, kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.