Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 269, datë 01.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.

Sot, në datën 08.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo