Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit nr. 278, datë 22.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 21.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz