Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.46/2020, datë 19.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nure Dreni kundër vendimit nr. 263, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 29.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo