Më datë 09.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 09/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit nr. 216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 09/2020, datë 13.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo