Më datë 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz