Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.53/2020, datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 286, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.
Sot, në datën 02.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz