Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.56/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Skënderi kundër vendimit nr. 279, datë 23.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj