Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2019 datë 04.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako, kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.02.2021.