Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2019, datë 29.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

Pas verifikimit të prezencës së palëve, subjekti i rivlerësimit Artan Madani paraqiti si kërkesë paraprake para trupit gjykues shtyrjen e seancës gjyqësore për një periudhë 2-javore, për pamundësi objektive të përfaqësuesit të tij ligjor për ta asistuar në seancë, për arsye shëndetësore.

Pasi Komisioneri Publik shprehu dakordësinë me këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit dhe pasi trupi gjykues legjitimoi përfaqësuesin ligjor si palë në proces, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 23.02.2021, ora 10:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.