Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.12/2021, datë 03.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi.
Sot, në datën 10.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo