Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2021, datë 02.06.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 374, datë 23.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri.

Sot, në datën 04.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues:    Sokol Çomo

Relatore:    Natasha Mulaj

Anëtarë:      Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz