
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti kundër vendimit nr. 361, datë 25.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 25.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo