Ditën e premte, më datë 23.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2021 datë 14.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Lile kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.