Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit nr. 370, datë 22.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 06.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Natasha Mulaj

Relatore:  Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama