Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.07.2021, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik vlerësoi se mangësitë e konstatuara në vlerësimin e kriterit të aftësive profesionale dhe kriterit të pasurisë nuk janë veçmas të mjaftueshme për t’u gjendur në kushtet e zbatimit të masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala, sipas nenit 61, pika 3 dhe 4 e ligjit 84/2016.

Bazuar në dispozitën e pikës 7, nenit F të Aneksit të Kushtetutës, pikës 4 të nenit 59 dhe shkronjës “a”  të pikës 1, të nenit 66 të ligjit 84/2016 kërkon nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vendosë përfundimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, me ndryshimin, transferimin e çështjes administrative me nr. 254 vendimi, datë 14.05.2019 të Gjykatës Administrative të Shakllës së Parë Gjirokastër pranë organit kompetent për inspektim, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare nga subjekti i rivlerësimit, kryesuesi i seancës deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes. Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më 12.07.2021, ora 10:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.