Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luveda Dardha kundër vendimit nr. 398, datë 11.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla.