Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

Kryesuesja e seancës konstatoi prezencën e subjektit të rivlerësimit, e paraqitur personalisht dhe e shoqëruar me përfaqësues ligjor, dhe referoi komunikimin elektronik të Komisionerit Publik, z. F. Ballhysa, nëpërmjet të cilit ka paraqitur pamundësinë për pjesëmarrjen e tij në këtë seancë dhe kërkuar shtyrjen e saj.

Më tej, pasi subjekti i rivlerësimit u shpreh për pranimin e kërkesës së Komisionerit Publik, trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës së Komisionerit Publik dhe shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 20.10.2021, ora 10:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.