
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 07.10.2021.